TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

by teve1
5 muaj ago
0
A A
SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, ka goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale.

Autoritetet njoftuan këtë të mërkurë ekzekutimin e masave të sigurisë dhe bllokimin e aseteve me vlerë rreth 12 milionë euro.

Hetimi dhe arrestimet

Operacioni, pjesë e procedimit penal nr. 153 të vitit 2023, është zhvilluar në koordinim të ngushtë me Eurojust, Europol dhe autoritetet gjyqësore në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Më 14 prill 2026, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme (GJKKO) caktoi masën “arrest në burg” për 11 shtetas shqiptarë.

Gjatë ditës së sotme, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Policia e Shtetit kanë vënë në pranga tre prej tyre: shtetasit F.M. (34 vjeç), L.P. (52 vjeç) dhe A.K. (33 vjeç).

Policia njofton se operacionet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të tjerë po vijojnë, pasi një pjesë e tyre besohet se ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Aktiviteti kriminal, 8 episode trafiku

Sipas dosjes hetimore, grupi ka vepruar intensivisht gjatë periudhës 2019-2021.

Gjatë kësaj kohe, janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, me origjinë nga Peruja, Ekuadori dhe Kolumbia, me destinacion kryesor Portin e Roterdamit në Holandë.

Ndër rastet më të theksuara përfshihen: Në prill 2020, trafikimi i 1,018 kg kokainë nga Peruja në Roterdam, e fshehur në lëng frutash të ngrira; qershor 2020, trafikimi i rreth 2,020 kg kokainë nga Ekuadori; në gusht 2020, sekuestrimi i 1,238 kg kokainë e fshehur në një ngarkesë me banane nga Ekuadori drejt Roterdamit.

Sipas hetimeve, lënda narkotike mbërrinte kryesisht përmes rrugëve detare, e maskuar mes produkteve ushqimore me destinacion të deklaruar për kompani në vende të ndryshme evropiane si Hungari, Gjermani apo Suedi.

Sekuestrimi i pasurive

Krahas masave personale të sigurisë, GJKKO ka urdhëruar sekuestron preventive për 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të dyshuarit.

Lista e aseteve të bllokuara, që kap vlerën e 12 milionë eurove, përfshin:

Biznese- Kuota dhe pasuri të disa shoqërive tregtare, përfshirë “P… GROUP”, “O….. Hotel”, “E…… AL” etj., me seli në Tiranë, Fierzë dhe qarkun e Lezhës.

Pasuri të paluajtshme- 60 prona (toka, hotele, poste parkimi dhe apartamente) në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.

Automjete- 89 mjete, përfshirë autovetura luksi dhe mjete të rënda teknologjike për ndërtim.

Llogari bankare- 72 llogari të personave fizikë dhe juridikë.

Të dyshuarit akuzohen për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”, vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka nisur tashmë procedurat për bllokimin e llogarive dhe pronave pranë institucioneve përkatëse./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën