Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me përfaqësuesit e Listës Studentore në Serbi, pas fitores së tyre në zgjedhjet parlamentare, nëse i ofrohet mundësia.
Analisti politik kosovar ka thënë se një takim i tillë do të bëhej në të mirë të Kosovës, duke përmendur edhe takimin e mëhershëm me Marko Gjuriqin.
“Nëse më pranojnë në zyrë, do të takohem edhe me Listën Studentore. Kjo do të ndodhte në të mirë të Kosovës. Unë jam takuar edhe me Marko Gjuriqin në të mirë të Kosovës”, ka deklaruar Spahiu në emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Spahiu ka folur edhe për kritikat që ka marrë në Kosovë për takimet me përfaqësues të politikës serbe, duke thënë se disa persona e kanë quajtur tradhtar.
“Disa në Kosovë më kanë thënë tradhtar, por ata vetë janë tradhtarë”, ka deklaruar Spahiu.







