TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

by Teve1
46 minuta ago
0
A A
347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë dhënë një bilanc të situatës së krijuar në kryeqytet gjatë javëve të fundit, në kuadër të protestave.

Demo e cilësoi nivelin e dhunës si “të paprecedentë”, duke theksuar se kjo situatë ka qenë një sfidë e madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Janë 347 të lënduar në total, 200 prej tyre policë. Disa prej tyre kane pasur dëmtime të rënda, janë lënduar 107 protestues, 39 kalimtarë, përfshirë dhe një numër të konsiderueshëm gazetarësh”, bëri me dije ai.

Sipas tij, 7 punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë nën hetim, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po shqyrton dhjetëra raste të tjera të referuara nga vetë Policia e Shtetit.

“Qasja e qeverisë është e qartë. Jemi të hapur në çdo moment për t’u ulur dhe për të dialoguar me këdo”, nënvizoi ai.

Sa i përket pranisë së të miturve në tubim, ai tha se organizatorët i kanë vendosur ata në vijën e parë të sulmit.

“Shifrat e shoqërimeve tregojnë se numri i të miturve është shumë shqetësues. Janë shoqëruar 269 persona nën moshën 18 vjeç”, u shpreh ai.

“Fuqizimi teknologjik i Policisë së Shtetit është një domosdoshmëri, ndaj do të punojmë me intensitet për të bërë hapa të shpejtë në këtë drejtim. Një nga elementët e parë është rritja e transparencës së veprimeve përmes kamerave të trupit, të cilat shumë shpejt do të vihen në funksion, duke nisur me punonjësit e Policisë së Shtetit në Bashkinë e Tiranës. Pamjet e regjistruara do të shërbejnë për të dokumentuar dhunën e ushtruar nga individë të caktuar, por edhe për të garantuar që veprimet e punonjësve të policisë të jenë gjithmonë në përputhje me kuadrin ligjor”, njoftoi Demo.

Sa i përket personave të maskuar, ai tha se ata janë identifikuar dhe se do të ndërmerren të gjithë hapat ligjorë për t’i vënë përpara përgjegjësisë penale./tvklan

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Ministrja Pacolli urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina në Prishtinë

AUV ndalon shitjen e mishit të pulës nga Brazili të importuar, konstaton bakterin salmonella

AUV ndalon shitjen e mishit të pulës nga Brazili të importuar, konstaton bakterin salmonella

Prishtina marshon për Arlindën për të tretën ditë radhazi, në shesh vendoset tendë

Prishtina marshon për Arlindën për të tretën ditë radhazi, në shesh vendoset tendë

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën