TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

E mbyti 7-vjeçaren me skaf në plazhin e Himarës, dënohet me 12 vite burg ish-polici

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
E mbyti 7-vjeçaren me skaf në plazhin e Himarës, dënohet me 12 vite burg ish-polici

12 vite heqje lirie për ish-policin, Arjan Tase, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” të 7-vjeçares Jonada Avdia.

Sipas vendimit zyrtar të Gjykatës së Vlorës, Tase përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Pra nga 18 vite burg, ai do kryejë vetëm 12.

Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht të vitit 2022, ku Tase përplasi me mjet lundrues të miturën në breg të detit në Potam, duke e prerë në gjithë trupin. Më 8 maj, Prokuroria e Vlorës kërkoi 15 vite burg për Tasen.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin A.T. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.   Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’.

Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment.

Në lidhje me të pandehurin A.T., nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte. Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri A.T., ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia”, njoftoi Prokuroria./tvklan.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Trump thotë se ende s’ka marrë një vendim përfundimtar për përfshirjen e SHBA-së kundër Iranit

Trump: Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur

Ushtria izraelite kryen shkatërrime në qytetin jugor të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Ushtria izraelite kryen shkatërrime në qytetin jugor të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin – FSK-së nuk i ka humbur droni

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gazë

Osmani për BBC-në: Kosova e di si arrihet paqja

Osmani kërkon ratifikimin urgjent të marrëveshjes për “Bordin e Paqes” pas vendimit për FSK-në në Gaza

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Emisioni “Ditari” 17.04.2026

Emisioni “Ditari” 17.04.2026

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën