TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin, si dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5 mijë e 560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar përmbajtje të aflatoksinës B1 mbi kufijtë e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, masat janë ndërmarrë ndaj tri bizneseve në Kosovë.

Në kompaninë “Agro Com” SH.P.K. në Fushë Kosovë janë asgjësuar 3 mijë e 270 kilogramë misër, në “Thermo-1” SH.P.K. në Prugoc të Prishtinës 1 mijë e 40 kilogramë, ndërsa në NTP “Te Hysi” në Shtime janë asgjësuar 1 mijë e 250 kilogramë.

Asgjësimi i sasisë së përgjithshme prej 5.56 tonësh është realizuar më 29 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.

Aflatoksina B1 është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të gjendet në drithëra, veçanërisht në misër. Ekspozimi i zgjatur ndaj saj mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Rreziku mund të bartet edhe përmes zinxhirit ushqimor, pasi kur kafshët konsumojnë ushqim të kontaminuar, kjo toksinë mund të shndërrohet në aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht.

AUV u ka bërë thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve që të kenë kujdes me origjinën dhe gjurmueshmërinë e produkteve, si dhe të mos përdorin apo tregtojnë misër në të cilin është konstatuar tejkalim i kufijve të lejuar të aflatoksinës B1.

Ministria e Bujqësisë dhe AUV kanë bërë të ditur se kontrollet dhe analizat laboratorike do të vazhdojnë, me qëllim të parandalimit të qarkullimit të produkteve që mund të rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve./teve1.info/

Tags: AUVmiserndalimSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lojërat mesdhetare, KOK-u ftohet sërish në Athinë

Lojërat mesdhetare, KOK-u ftohet sërish në Athinë

Ngrica në mëngjes, reshje bore gjatë ditës

Sa centimetra borë u regjistruan pas reshjeve? Tregon IHMK

Mot i ftohtë dhe me reshje gjatë ditës

Mot i ftohtë gjatë javës, temperatura minimale deri në -13 gradë celsius

Basha: Të gjitha rrugët që janë në menaxhim të ministrisë janë të hapura për qarkullim

Drafti i ri për Specialen gati, priten konsultime me BE-në

Çitaku: Nuk do të zmbrapsemi, do ta çojmë përpara ligjin për mbrojtjen e çlirimtarëve

Drejtori i Shërbimeve Publike në Viti thotë se rrugët në fshatra edhe qytet janë hapur pas reshjeve të borës

Drejtori i Shërbimeve Publike në Viti thotë se rrugët në fshatra edhe qytet janë hapur pas reshjeve të borës

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Trump thotë se rregullatori i tregut amerikan do të kërkojë përdorimin e termit “super inteligjencë” në vend të IA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën