Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron detyrën e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi, ku ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga presidentja.
Ai ka thënë se e konsideron këtë emërim nder të veçantë dhe ka premtuar përkushtim në ushtrimin e detyrës së re.
“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi./teve1.info/




