TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mustafi: Ndryshimet politike në Serbi mund të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve të Luginës

by Tëvë1
42 minuta ago
0
A A
​Mustafi: Ndryshimet politike në Serbi mund të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve të Luginës

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të krijojë mundësi të reja për demokratizimin e Serbisë dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për KosovaPress, Mustafi ka vlerësuar se rezultati zgjedhor paraqet një mundësi për hapjen e një procesi të ri politik, por ka theksuar se duhet pritur formimi i qeverisë së re dhe përcaktimi i programit të saj për të parë se në çfarë drejtimi do të zhvillohet politika e Serbisë.

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi shënoi një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike atje, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të themeluar dhe drejtuar politikisht nga Aleksandar Vuçiq.

“Kjo platformë mjafton për të filluar një proces me Listën Studentore. Mjafton për të hapur një dialog dhe për të parë se cilat janë qëllimet programore të qeverisë së re. Mjafton të shihet se kush do të jetë kryeministri dhe ministrat e ardhshëm dhe më pas të shohim se sa janë të gatshëm për të krijuar hapësirë më të madhe të demokracisë, de-kriminalizimit të politikës dhe de-kosovarizimit të politikës në Serbi. Në këtë drejtim, të krijohet hapësirë edhe për rritjen e lirive individuale gjithandej… 13:45 Demokratizimi i brendshëm i shoqërisë në Serbi dhe i qeverisjes në Serbi, unë po shpresoj që të hapë shtigje të reja sa i përket marrëdhënieve me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Së paku, qasja armiqësore dhe albanofobike që e kanë ndaj shqiptarëve të largohet nga tavolina dhe të çlirohet nga kthetrat e politikës së viteve ’90. Kjo është një mundësi që Serbia të normalizohet”, tha Mustafi.

Duke folur për ndikimin e mundshëm të fitores së Listës Studentore te shqiptarët e Luginës, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka thënë se platforma e saj është e mjaftueshme për të nisur dialogun dhe për të shqyrtuar qëllimet programore të qeverisë së ardhshme.

Ai ka theksuar se fitorja e Listës Studentore nuk nënkupton se Serbia tashmë e ka përfunduar procesin e ndryshimit, por se është bërë një hap, ndërsa hapi i radhës duhet të shihet përmes përbërjes së qeverisë dhe programit qeverisës.

Mustafi ka përmendur edhe sinjalet e Listës Studentore për orientimin drejt Bashkimit Evropian, harmonizimin e politikës së jashtme me BE-në dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe zotimet për marrëdhënie të mira me shtetet fqinje.

“Ne nuk po themi se Serbia e ka kryer punën. Ne po themi se e ka bërë një hap, le ta bëjë edhe hapin tjetër në drejtim të përcaktimit të qeverisë dhe programit qeverisës për të parë më pas se si do të orientohen politikat në Serbi dhe, në këtë drejtim, pastaj të shihen edhe mundësitë për shqiptarët e Luginës së Preshevës… 17:54 Sinjalet kanë thënë se nuk do të jenë të orientuar pro-rusë, pasi kanë theksuar se do t’i vendosin sanksione Rusisë dhe do ta harmonizojnë politikën e jashtme me BE-në. Kanë premtuar se do të kenë marrëdhënie të mira me fqinjët që i rrethojnë. Të shohim tash se si do të veprojnë tutje. Neve na mbetet të shohim se si do të veprojnë. Është me rëndësi se kush bëhet kryeministër dhe me çfarë programi do të ecin përpara”, tha ai.

Sa i përket rezultatit të subjekteve politike shqiptare, Mustafi e ka cilësuar atë si historik, duke vlerësuar bashkimin politik të arritur ndërmjet partive shqiptare.

Mustafi ka falënderuar liderët politikë që kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të garuar së bashku, ndërsa rol të veçantë në këtë proces i ka atribuuar kryeministrit Albin Kurti.

Sipas rezultateve preliminare, koalicioni shqiptar ka marrë rreth 27.670 vota ose 0,64% në nivel të Serbisë. Ky rezultat përkthehet në dy mandate në Kuvendin e Serbisë. Shqiptarët do të përfaqësohen nga Shaip Kamberi i PVD-së dhe Visar Mehmeti i APN-së.

“Në Luginë të Preshevës, sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar, mbi tetë mijë adresa janë pasivizuar te shqiptarët. Mosnjohja e diplomave, përjashtimi nga institucionet publike, diskriminimi ekonomik, margjinalizimi i shoqërisë dhe, sigurisht, edhe më tej, Presheva dhe Bujanoci janë ndër komunat më të varfra në Serbi. Komunat me mungesë të zhvillimit dhe ndër komunat më të pazhvilluara dhe me papunësinë më të lartë në Serbi. Ky rezultat, me këto shifra, është historik në këto rrethana të jashtëzakonshme… 04:48 Pa kryeministrin Kurti do të ishte krejtësisht e pamundur arritja e një përbashkimi të subjekteve politike. Në këtë drejtim, falënderoj secilin lider të partive politike që kanë gjetur rrugën e përbashkimit”, potencoi Mustafi.

Në anën tjetër, Mustafi foli edhe për raportin e Listës Studentore me Kosovën dhe marrëveshjet e arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Mustafi ka theksuar se kjo listë nuk ka garuar me zotimin për ndryshime kushtetuese në Serbi, ndërsa ka përmendur deklaratat e disa përfaqësuesve të saj se marrëveshjet Kosovë-Serbi duhet të diskutohen publikisht në Kuvendin e Serbisë.

Sipas tij, është e rëndësishme të bëhet dallimi ndërmjet deklaratave të bëra gjatë fushatës zgjedhore dhe qëndrimeve që do të mbahen gjatë procesit të formimit të qeverisë.

“Ata nuk kanë garuar për ndryshime kushtetuese. Po të bënin ndryshime kushtetuese, përfundimisht do të sqarohej situata dhe orientimi i Serbisë. E dyta, disa nga eksponentët e Listës Studentore kanë deklaruar se të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi do t’i vendosin në diskutim publik, përkatësisht në Parlament. E treta, pavarësisht deklaratave të tyre, duhet bërë një dallim: të shohim çfarë kanë thënë publikisht para procesit elektoral dhe të shohim çfarë do të deklarojnë në procesin e ndërtimit të qeverisë dhe vizionin e tyre për të ardhmen e Serbisë”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Vrasja e Arlinda Zekajt kërkon veprime urgjente institucionale, LVV-në e presin zgjedhjet e brendshme

Nagavci: Vrasja e Arlinda Zekajt kërkon veprime urgjente institucionale, LVV-në e presin zgjedhjet e brendshme

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

AUV kthen në Serbi mbi 110 tonë ushqim për kafshë, përmbante aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

AUV kthen në Serbi mbi 110 tonë ushqim për kafshë, përmbante aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

Kërcënojnë kryeministrin Kurti – Prorusët përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Kërcënojnë kryeministrin Kurti – Prorusët përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Nagavci: Vrasja e Arlinda Zekajt kërkon veprime urgjente institucionale, LVV-në e presin zgjedhjet e brendshme

Nagavci: Vrasja e Arlinda Zekajt kërkon veprime urgjente institucionale, LVV-në e presin zgjedhjet e brendshme

​Mustafi: Ndryshimet politike në Serbi mund të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve të Luginës

​Mustafi: Ndryshimet politike në Serbi mund të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve të Luginës

Çfarë i ndodh organizmit kur nuk hani për 36 orë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Çfarë i ndodh organizmit kur nuk hani për 36 orë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

AUV kthen në Serbi mbi 110 tonë ushqim për kafshë, përmbante aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

AUV kthen në Serbi mbi 110 tonë ushqim për kafshë, përmbante aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

Kërcënojnë kryeministrin Kurti – Prorusët përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Kërcënojnë kryeministrin Kurti – Prorusët përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Justina Shiroka-Pula

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Justina Shiroka-Pula

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën