TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj një personi për vjedhjen e mbi 3 kg ari

by tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 23.06.2025 për vjedhjen e një sasie mbi 3 kg ari.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.H., nga fshati Greme-Komuna e Ferizajt, në bashkëkryerje me V.G., shtetas i Bullgarisë, me qëllim përfitimi pasuror të kundërligjshëm, me datë 12.01.2025 në ora 03:40min të mëngjesit, vijnë në Prizren, ku e parkojnë makinën në një parking afër vendit të ngjarjes dhe, duke përfituar nga mungesa e njerëzve, të maskuar dhe të pajisur me mjete të përshtatshme, sigurojnë një palë shkallë, çaktivizojnë sistemin e alarmit dhe hyjnë me forcë në argjendarinë “G”në Prizren.

“Të njëjtit, arrijnë të marrin rreth 3 kg ari 14 karatësh, 1 pesë-lirësh, 2 lira, disa hallka dore, 1 kg argjend dhe një peshore. Vlera e përgjithshme e dëmit të shkaktuar pronarit A.B., është rreth 195,000 euro. Më pas të pandehurit kthehen në parking dhe qëndrojnë aty deri në orën 06:00min, më pas largohen drejt fshatit Greme në Ferizaj, në shtëpinë e Sh.H. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, po atë natë, të njëjtit në argjendarinë “S.G.”në Prizren, në bashkëkryerje dhe me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, dhe me përdorim të forcës fizike dhe me mjete të depërtojnë brenda lokalit të të dëmtuarit M.S. Pasi hyjnë brenda, tentojnë të hapin kasafortën me forcë, por nuk arrijnë ta hapin, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime, Sh.H., në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë e mbetur në tentativë” sipas KPRK-së.

“Ndërsa, më 23 janar 2025, në rrugën “Mbreti Pirro” në Prizren, i pandehuri Sh.H., me qëllim përfitimi pasuror të kundërligjshëm, depërton me forcë në objektin e të dëmtuarit S.A., duke thyer xhamin e pjesës së mbyllur të objektit, dhe nga aty merr një modem interneti dhe një DVR, si dhe dëmton kabllot e sistemit të kamerave. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së”, thuhet tutje.

Prokurori i shtetit, me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, ndër të tjera:

Një (1) apartament në sipërfaqe prej 117 m2 në Ferizaj; Automjeti i markës Renault/RFB i markës “Megane”, ngjyrë e kaltër;Automjeti i markës “BMË/1K4”, ngjyrë e zezë; Automjeti i markës “BMË/Z3”, ngjyrë e zezë; Automjeti i markës “STELS/650-ST Traktor”; Një (1) automjet të markës “Peugeot 308”.

Po ashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Gjini: Lista Serbe po e ndihmon Kurtin, VV synon që ta dërgojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Aksident në Klinë, katër të lënduar

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën