Një paciente ka vdekur pas trajtimit mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa rasti tashmë është nën hetim nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen e dokumentacionit mjekësor dhe intervistimin e personelit shëndetësor që ishte i përfshirë në trajtimin e pacientes.
Në kuadër të hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes dhe ndërmarrjes së mëtejshme të veprimeve ligjore”, ka bërë të ditur Nikçi.
Për rastin ka reaguar edhe QKMF-ja në Klinë, e cila ka njoftuar se pacientja kishte shfaqur reaksion alergjik gjatë marrjes së një infuzioni./teve1.info/
QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj







