Gjashtë zona të kryeqytetit kanë mbetur përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali.
Sipas njoftimit të kompanisë së ujësjellësit, ndërprerja ka ardhur pas pëlcitjes së një gypi me diametër DN 200.
Zonat që janë prekur nga kjo ndërprerje janë: Veterniku, zona afër Gorenjes, zona te Rezonanca, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe lagjja Nic.
Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Ekipet tona teknike janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë me përkushtim të plotë për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e kompanisë./teve1.info/







