TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

by teve1
9 minuta ago
0
A A
Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Milan Zvezdanoviq, deklaroi se shërbimi i sigurisë serbe duhej të dinte për përgatitjen e sulmit terrorist në Banjskë, duke vlerësuar se ngjarja e shtatorit 2023 i shërbeu interesave politike të Aleksandar Vuçiqit.

Zvezdanoviq, i cili kaloi 20 vjet në BIA, vlerësoi në një bisedë për N1 se Banjska paraqiste “një tradhti klasike të interesave shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve të Serbisë në veri të Kosovës”, duke pohuar se aksioni i armatosur i mundësoi Vuçiqit një mbijetesë afatgjatë në pushtet dhe në të njëjtën kohë hapi rrugën për zbatimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas vlerësimit të tij politik, Vuçiqi falë politikës ndaj Kosovës u bë “një partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare, gjë që i mundësoi dominimin politik në Serbi dhe kontrollin mbi skenën politike vendase”.

“Besoj se Banjska i siguroi atij mbijetesë afatgjatë në pushtet,” tha Zvezdanoviq, duke shtuar se rënia e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad dhe vala e protestave që pasoi ndryshuan dinamikën politike në Serbi dhe vunë në pikëpyetje marrëdhëniet e deritashme mes autoriteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Zvezdanoviq i lidhi ngjarjet në Banjskë me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të pranuar në Bruksel në shkurt 2023, dhe aneksin e saj të zbatimit nga Ohri.

Ai konsideron se aksioni i armatosur shërbeu si mekanizëm për zbatimin e marrëveshjes, përfshirë largimin e institucioneve të mbetura që funksiononin sipas sistemit serb nga veriu i Kosovës.

“Kjo marrëveshje nënkuptonte largimin e të gjitha institucioneve të shtetit të Serbisë nga veriu i Kosovës. Banjska ishte justifikimi, përkatësisht mekanizmi përmes të cilit ndodhi shpërngulja e institucioneve,” tha ish-inspektori i BIA-s.Zvezdanoviq foli rreth rolit të mundshëm të shërbimit të sigurisë serbe në sulmin terrorist në Banjskë, raporton The Geopost.

“BIA kishte një rol shumë të rëndësishëm. BIA me siguri e dinte këtë, ajo duhej ta dinte,” tha ai, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente që të përcaktojnë nëse bëhet fjalë vetëm për një lëshim për të parandaluar aksionin, apo nëse aparati i sigurisë eventualisht ka marrë pjesë edhe në organizimin e tij.Zvezdanoviq deklaroi se lidhjet e BIA-s me Milan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur në Banjskë, ishin “të fuqishme”, por theksoi se u takon institucioneve të përcaktojnë natyrën e atyre marrëdhënieve dhe përgjegjësinë e mundshme të shërbimit.

Radoiçiqi, kujtojmë, pas konfliktit pretendoi se e kishte organizuar vetë aksionin, pa dijeninë apo ndihmën e strukturave shtetërore të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës në shtator 2024 ngriti aktakuzë kundër tij dhe 44 personave të tjerë për ngjarjet në Banjskë.

Në sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023, u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Deklarimet e tij hapin sërish pyetjen e përgjegjësisë së kreut politik të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturave të sigurisë për ngjarjet në Kosovë.

Zvezdanoviq, në të njëjtën bisedë ngriti gjithashtu pretendime për probleme serioze brenda BIA-s, duke përfshirë komprometimin e një pjese të madhe të pjesëtarëve të saj dhe përgjegjësinë e udhëheqjes për mbikëqyrjen e qytetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Milionat për mediat besnike të Vuçiqit

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën