Një person është arrestuar të premten në Vushtrri, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit, i dyshuari, pasi nuk iu bind urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me rregullimin e trafikut, dyshohet se kreu vozitje të rrezikshme, duke tentuar ta godiste një polic.
Ai më pas është ndaluar nga njësia policore, por, sipas Policisë, përsëri nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve dhe ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Rr. Ëesly Clark, Vushtrri 13.11.2026 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pasi nuk i është bindur zyrtarëve policorë derisa po merreshin me rregullimin e trafikut, ka bërë vozitje të rrezikshme duke tentuar të godas një zyrtar policor. I dyshuari pas pak është ndaluar nga njësia policore dhe përsëri nuk i kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë duke e qëlluar një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/








