Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Pas përfundimit të pjesës së parë, Dardanët janë rikthyer në fushë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me synimin për të shfrytëzuar dominimin e treguar në 45 minutat e para dhe për ta gjetur golin e epërsisë.
Kosova krijoi disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, ku më i rrezikshmi ishte Edon Zhegrova me tri goditje drejt portës, ndërsa një tentim e pati edhe Milot Rashica.
Tashmë mbetet të shihet nëse djelmoshat e Franco Fodës do të arrijnë ta përkthejnë dominimin në gola në pjesën e dytë.










