TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

Tri netë me kinemanë bashkëkohore italiane filluan sonte në kryeqytet, duke sjellë në ekran histori që prekin, sfidojnë dhe frymëzojnë.

Nga 21 deri më 23 prill, publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë të ndjekë tre filma të përzgjedhur me kujdes, në kuadër të programit “Italian Screen – Kinemaja e Re Italiane”, organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj platforme për promovimin e kinemasë italiane dhe për afrimin kulturor mes dy vendeve.

Hapja e këtij edicioni u shënua me shfaqjen e filmit “La Grazia” nga Paolo Sorrentino, një vepër që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare me qasjen e saj të ndjeshme dhe reflektuese mbi pushtetin dhe jetën private.

“Nga sonte deri të enjten, tre filma radhazi, secili me stilin dhe tematikat e veta, do të shfaqen në KinoArmata. Të gjithë ata ndërthurin sofistikimin vizual me rrëfime intime dhe shpesh poetike”, tha ai.

Ambasadori Antonini theksoi se Sorrentino, autori i filmit “La Grazia” njihet për imazhet e tij luksoze e të stilizuara dhe për eksplorimin e temave ekzistenciale

“Sorrentino njihet për imazhet e tij luksoze e të stilizuara dhe eksplorimin e temave ekzistenciale, duke portretizuar shpesh personazhe të bllokuar mes bukurisë dhe zhgënjimit. Kinematografia e Martone-s, nga ana tjetër, shquhet për një qasje regjisoriale të përmbajtur, por intensive, të formësuar nga përvoja e tij në teatër. Filmi që do të ndjekim sonte, La Grazia nga Paolo Sorrentino, ka marrë 13 nominime në çmimet “David di Donatello”, dy nominime në “European Film Aëards” dhe fitoi çmimin si aktori më i mirë për Toni Servillo-n”, tha ai.

Sipas Ambasadorit ky film sjell një portret të një presidenti në fund të mandatit, të përballur me dilema etike dhe personale.

“Në vend që ta paraqesë dyshimin si një pengesë, ky film e lartëson atë si një element përcaktues të udhëheqjes së përgjegjshme. Sipas Sorrentino-s, ky nuk është një film rreptësisht politik. Po, bëhet fjalë për një njeri që punon në politikë, por ajo që është interesante është marrëdhënia mes jetës private dhe shërbimit publik, mënyrat se si njëra mund të ndikojë te tjetra dhe nëse kjo është e shëndetshme apo jo. Dhe jam i sigurt se kjo do të rezonojë me shumë prej jush sonte”.

Në fund ai tha se regjisorja e re Laura Samani, autore e filmit Un Anno di Scoula që do të transmetohet nesër është një nga përfaqësueset më origjinale të kinemasë bashkëkohore italiane. Ai shtoi se ky film po bëhet dalëngadalë një film i vërtetë kulti mes adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë Italinë.

Ndërkaq Ministrja e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës, Saranda Bogujevci, e cilësoi këtë iniciativë si një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin kulturor dhe zhvillimin e mëtejmë të industrisë së filmit në vend. Ajo tha se ngjarje të tilla forcojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Italisë përmes artit, duke e vënë në pah rolin e kinemasë si një urë komunikimi mes shoqërive.

“Italy Screens” është një dëshmi e fuqisë së kulturës dhe kinemasë si ura që lidhin shoqëritë tona dhe promovojnë mirëkuptimin e ndërsjellë. Si qeveri, ne i kemi dhënë përparësi të lartë sektorit të kinematografisë. Me ligjin e ri për filmin, sektori është trajtuar si një interes i veçantë publik, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e tij përmes stimujve financiarë, mbështetjes institucionale dhe forcimit të infrastrukturës kinematografike në vend. Sukseset e shumta të kineastëve kosovarë, të cilët janë prezantuar në skenën ndërkombëtare dhe janë nderuar me çmime prestigjioze, janë dëshmi e potencialit dhe kreativitetit të jashtëzakonshëm që ka vendi ynë në këtë fushë. Ndër arritjet më të fundit, vlen të theksohet filmi Zgjoi nga regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli, i cili do të ketë premierën botërore në Semaine de la Critique në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë”, tha ajo.

Ministraj Bogujevci ftoi që të thellohet më shumë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Italisë duke përfshirë edhe inicimin e një marrëveshjeje bashkëprodhimi në fushën e kinematografisë.

Në vijim të programit, nesër do të shfaqet “Un Anno di Scuola” nga Laura Samani, ndërsa edicioni përmbyllet më 23 prill me filmin “Fuori” nga Mario Martone, duke ofruar një gamë të gjerë perspektivash artistike dhe tematike.

Ky edicion i “Italian Screen” pritet të shërbejë jo vetëm si një dritare për publikun kosovar drejt kinemasë italiane, por edhe si një shtysë për bashkëpunime të reja artistike mes dy vendeve./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studiuesit kosovarë në Kongresin e 20-të të Historisë Turke në Ankara

Studiuesit kosovarë në Kongresin e 20-të të Historisë Turke në Ankara

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Nëse më pranojnë, do të takohem edhe me Listën Studentore në Serbi, ashtu siç u takova me Gjuriqin

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Një Serbi e udhëhequr nga studentët do të jetë më problematike për Kosovën, por nuk do të sulmohemi ushtarakisht

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

Spahiu: Protestat për Arlindën po marrin konotacion anti-Albin, duhet të kërkohet së pari dorëheqja e kryetarit të Pejës

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën