TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

by teve1
3 javë ago
0
A A
Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Ekspozita e veçantë e Vincent Van Gogh (1853-1890) tash e ka një vend në hapësirën kulturore të Prishtinës.

Përmes një bashkëpunimi mes ambasadës të Holandës dhe Prishtina Music Conference, adhuruesit kosovarë të piktorit të njohur holandez do të mund të përjetojnë artin e tij në një mënyrë të veçantë.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Astrid de Vries, tha se pa marrë parasysh dështimeve të tij, Van Gogh krijoi art mbresëlënës.

“Jo shumë njerëz e dinë, por Van Gogh kaloi një vit në Londër, në vitet 1873–1874. Në atë kohë, ai ende nuk ishte piktor, por tregtar arti dhe, të them të drejtën, dështoi shumë në këtë fushë. Por mendoj se kjo është fuqia e Van Gogh-ut. Ndonjëherë dështoi, u pengua, u rrëzua dhe e lëndoi veten, literalisht. Por, gjithashtu, krijoi vepra të mrekullueshme arti. Jam e lumtur që jam në Prishtinë dhe që Van Gogh-un e kam edhe këtu me vete. Shpresoj që edhe ju ta shijoni veprën e tij po aq sa unë. Kjo është një ekspozitë e veçantë, gjithëpërfshirëse”.

Duke cituar një thënie të tij, ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, bëri një paralele mes Van Gogh-ut dhe Kosovës.

“Do të doja të citoja një thënie të Van Gogh-ut, i cili ka thënë: ‘Ëndërroj të pikturoj dhe më pas pikturoj ëndrrat e mia’. Natyrshëm, në raste të tilla na vijnë në mendje disa gjëra. Jemi një vend i vogël me ëndrra të mëdha, shumë prej të cilave i kemi bërë realitet. Ëndërruam pavarësinë dhe ia dolëm ta realizonim. Në përputhje me fjalët e tij, edhe ne i pikturuam ëndrrat tona. Kjo ekspozitë paraprake fton drejt një lidhjeje më të thellë me artin përmes ngjyrave, tingujve dhe lëvizjes. Ndërthurja e teknologjisë me artin e sjell Van Gogh-un në jetë, duke ofruar një përvojë që përfshin të gjitha shqisat. Është një shfaqje dinamike për vende të reja dhe dinamike si Kosova”.

E, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte në mendje rininë kosovare gjatë kësaj ekspozite.

“Të gjithë e dimë se Prishtina ka një komunitet shumë të ri, energjik, shumëgjuhësh dhe sipërmarrës. Njerëzit këtu ndjekin ëndrrat e tyre dhe kanë një qasje që gjithçka është e mundur. Përvojat si kjo e Van Gogh-ut, i cili ia doli me forcat e veta, na japin edhe një arsye më shumë për të besuar dhe për të ecur përpara. Kjo është vërtet një hapësirë që fëmijët tanë duhet ta vizitojnë. Shkollat në Prishtinë vijnë këtu për të vizituar ekspozitën dhe për të përjetuar gjëra të ndryshme”.

Nga 20 tetori e deri në 3 nëntor, të gjithë të interesuarit e artit do të kenë mundësinë të vizitojnë Deep Space Prishtina dhe të jenë pjesë e kësaj përvoje të paharrueshme./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

Përfundojnë punimet e fazës së parë në kullën e Haxhi Zekës

Përfundojnë punimet e fazës së parë në kullën e Haxhi Zekës

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg në Britani për përdhunim dhe sulm seksual

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” nuk po ecin sipas dinamikës, ministri Gashani formon komision për vlerësimin e projektit

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” nuk po ecin sipas dinamikës, ministri Gashani formon komision për vlerësimin e projektit

Gratë që shteti i la ende pa drejtësi, vite pas vrasjes

Gratë që shteti i la ende pa drejtësi, vite pas vrasjes

Kosova nënshkruan memorandum me IUCN-në për mbrojtjen e natyrës

Kosova nënshkruan memorandum me IUCN-në për mbrojtjen e natyrës

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

Liderët evropianë mblidhen në Dublin, në fokus siguria e kontinentit dhe lufta në Ukrainë

​Një zyrtar i QPS-së trajton rreth 350 lëndë në vit, KOMF kërkon rritjen e buxhetit për shërbime sociale

​Një zyrtar i QPS-së trajton rreth 350 lëndë në vit, KOMF kërkon rritjen e buxhetit për shërbime sociale

Basketboll, xhiro nis të premten

Basketboll, xhiro nis të premten

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën