Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për dëmtimet që prej ditës së djeshme kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.
Hetimet nga Prokuroria e Elbasanit kanë nisur për veprat “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor.
Ekspertët po analizojnë nëse ndërhyrjet në shtratin e lumit kanë ndikuar drejtpërdrejt në destabilizimin e tokës, duke përkeqësuar situatën gjeologjike në zonë.









