Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka uruar skijatoren Lara Colturi në ditëlindjen e 19-të.
Colturi ia siguroi Shqipërisë medaljen e argjendtë duke e mbyllur si vend i dytë në Botërorin e Slalomit në Finlandë.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama pa ndërhyrje:
“Lara Colturi, skiatorja e Shqipërisë, ka siguruar vendin e dytë në Botërorin e Slalomit në Finlandë
E gjithë kjo arritje e madhe në një ditë të veçantë për Larën, e cila sot feston 19-vjetorin e saj
Edhe 100 Lara”, shkroi ai në “Instagram”.










