TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton për pak minuta një aksidenti të rëndë hekurudhor

by Teve1
1 javë ago
1
A A
Bashkëshortja e Cucurellas i shpëton për pak minuta një aksidenti të rëndë hekurudhor

Bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella, Claudia Rodríguez, i ka shpëtuar për pak minuta një aksidenti të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën të paktën 74 persona.

Rodríguez ishte duke udhëtuar drejt Malagës me një tren që qarkullonte pas njërit prej trenave të përfshirë në përplasjen tragjike të së mërkurës. Pas aksidentit, treni me të cilin ajo udhëtonte u detyrua të ndryshonte drejtim dhe të kthehej në Madrid.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo tregoi se ishte mirë fizikisht, por se ngjarja e kishte tronditur thellë.

“Po udhëtoja drejt Malagës me trenin pasues dhe jam në shok. Dua të shpreh gjithë mbështetjen time për familjarët dhe miqtë e viktimave”, shkroi Rodríguez.

Ajo sqaroi se treni me të cilin udhëtonte nuk ishte prekur nga aksidenti, pasi distanca nga trenat e përfshirë në përplasje ishte e konsiderueshme.

“Jam mirë, miqtë e mi. Treni im nuk u prek aspak, sepse distanca nga treni i përfshirë në aksident ishte e madhe. Na u desh vetëm të ktheheshim dhe të drejtoheshim për në Madrid, pasi po udhëtonim në të njëjtën linjë”, bëri të ditur ajo.

Bashkëshortja e Cucurellas theksoi se ideja që edhe treni i saj mund të ishte përfshirë në një fatkeqësi të tillë e kishte lënë të tronditur, duke shtuar se kjo nuk mund të krahasohej me vuajtjet e pasagjerëve dhe familjeve të viktimave.

Sipas bilancit të publikuar nga autoritetet spanjolle, të paktën 74 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë, ndërsa rreth 550 persona ndodheshin në të dy trenat në momentin e aksidentit.

Tragjedia ndodhi të mërkurën në komunën e Ordas, në rajonin e Kastiljes-La Mançës, në pjesën qendrore të Spanjës. Sipas raportimeve paraprake, në aksident u përfshinë një tren i kompanisë shtetërore Renfe dhe një tjetër i operatorit privat Iryo.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë, ku janë shpallur tri ditë zie kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Prishtina fiton ndaj Vushtrrisë, Drenica dhe Drita ndahen në barazim

Prishtina fiton ndaj Vushtrrisë, Drenica dhe Drita ndahen në barazim

Rumen Rumenov fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

Rumen Rumenov fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën