TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

by tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka festuan golat e fitores 2:1 ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror 2018 duke formuar figurën e shqiponjës dykrenore. Provokimet për dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës nisën shumë ditë para ndeshjes

Xherdan Shaqiri është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të Zvicrës. Ka pasur shumë suksese në karrierë, por edhe momente për të cilat do të flitet gjatë. Një prej momenteve është festa me shqiponjën dykrenore pas shënimit të golit ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror në vitin 2018 në Rusi.

Festë të ngjashme kishte bërë edhe kapiteni i tanishëm i Zvicrës, Granit Xhaka.

Me golat e Shaqirit dhe Xhakës, Zvicra kishte fituar 2:1. Ajo festë kishte bërë bujë nëpër media të shumta botërore. Në çështje diskutimi është kthyer edhe të enjten mbrëma kur Xherdan Shaqiri ishte i ftuar në emisionin “Gredig direkt”, në  televizionin zviceran SRF.

Shaqiri ka folur edhe për shumë tema të tjera. E ka përmendur edhe Përfaqësuesen e Kosovës, kthimin te Baseli dhe fëmijërinë.

“Shumë gjëra janë shkruar në atë kohë. Familjet tona dhe ne jemi provokuar jashtëzakonisht shumë nga serbët para ndeshjes së Kupës së Botës, sidomos në rrjetet sociale. Kjo krijoi një ndjenjë të fortë te ne për të fituar, dhe në fund të fundit vetëm fitorja sportive kishte rëndësi për ne”, ka deklaruar Shaqiri.

Shaqiri është me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, ndërsa ka luajtur me plot sukses në 125 ndeshje për përfaqësuesen helvetike. Ishte prej më të mirëve.

Për shkak të prejardhjes së tij dhe vendit që e ka përfaqësuar, ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 18 nëntor, do të jetë e veçantë për Shaqirin.

Kosova të shtunën luan në udhëtim ndaj Sllovenisë, kurse Zvicra e pret Suedinë.

Zvicra ka 10 pikë, tri më shumë se Kosova. Nëse Kosova nuk humb nga Sllovenia dhe Suedia e mposht Zvicrën, në Prishtinë do të luhet finalja për vendin e parë në grupin kualifikues për Botëror.

“Sigurisht se jam për të dyja, për Kosovën dhe Zvicrën. Por, do ta mbështes ‘Nati-n’ (ekipi përfaqësues i Zvicrës v.j)”, është shprehur Shaqiri.

Shaqiri ka shtuar po ashtu se jo të gjithë zviceranët e kanë shpirtin luftarak të kosovarëve dhe se Zvicra ka fituar shumë në futboll falë personaliteteve të ndryshme në përfaqësuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shifrat e mëdha të Granit Xhakës në fitoren e “helvetikëve”

Shifrat e mëdha të Granit Xhakës në fitoren e “helvetikëve”

Neuer konfirmon largimin nga Gjermania pas Botërorit

Neuer konfirmon largimin nga Gjermania pas Botërorit

Jonathan David në librat e historisë me “hat-trickun” ndaj Katarit

Jonathan David në librat e historisë me “hat-trickun” ndaj Katarit

Futbollisti i Kanadasë do t’i nënshtrohet ndërhyrjejes kirurgjikale

Futbollisti i Kanadasë do t’i nënshtrohet ndërhyrjejes kirurgjikale

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshon Facebook? Ja se çfarë duhet të dini

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën