Në një ditë me diell në stadiumin “Fadil Vokrri”, lojtarët e Kombëtares së Kosovës zhvilluan seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Slloveni, ku “Dardanët” do të përballen në një ndeshje vendimtare të fazës kualifikuese për Botërorin 2026.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë me tifozët momentet e përgatitjeve, ku shihet qartë entuziazmi, energjia dhe përkushtimi i futbollistëve që synojnë ta çojnë Kosovën drejt historisë.
Kosova do të luajë nesër nga ora 20:45, në një sfidë që mund t’i sigurojë vendin në “playoff” për kualifikim në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Të gjithë sytë e sportdashësve janë drejt Sllovenisë, ndërsa Dardanët pritet të kenë mbështetje të madhe edhe nga tribunat.










