Federata shqiptare e Futbollit ka njoftuar se janë shitur të gjjtha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli, që luhet më 16 nëntor, në Tiranë.
Dueli i fundit në grup do të përcillet nga një numër maksimal shikuesish, të cilët pritet të jenë dëshmitar të një momenti historik.
Paraprakisht Shqipëria luan kundër Andorrës, më 13 nëntor dhe me një fitore e siguron vendin e dytë në grup, përderisa Anglia e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Botëror.
Shqipëria mund ta sigurojë vendin e dytë dhe Play-Offin apo mundësinë për të siguruar një biletë Botërori përmes ndeshjeve shtesë në mars të vitit 2026.









