Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj.
Gjatë takimit është diskutuar për rolin e akademisë në zhvillimin e shtetit, rëndësinë e arsimit të lartë, avancimin e shkencës, si dhe kontributin e grave në jetën akademike dhe publike.
Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar angazhimin dhe kontributin e tri akademikeve në fushat e tyre përkatëse, veçanërisht në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë.
Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së tyre në adresimin e sfidave dhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit./teve1.info/




