Vazhdon asfaltimi i rrugës Reçan-Lubinjë e Epërme- Lubinjë e Poshtme në Prizren, investim prej 1.5 milionë eurosh

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon realizimin e projektit për rekonstruimin e rrugës Reçan – Lubinjë e Epërme – Lubinjë e Poshtme, në gjatësi prej 8.45 kilometrash, ku aktualisht po zhvillohen punimet e asfaltimit.

Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 1.5 milionë euro, prej të cilave 1.2 milionë euro financohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Projekti përfshin rehabilitimin e plotë të strukturës rrugore, ndërtimin e rreth 100 pilotave, mureve mbrojtëse dhe lëshesave për ujërat atmosferike.

Realizimi i këtij projekti do të përmirësojë sigurinë dhe kushtet e qarkullimit, duke lehtësuar lidhjen ndërmjet vendbanimeve dhe lëvizjen e qytetarëve të kësaj zone.

Postime të ngjashme

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist