TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Katër të arrestuar gjatë operacionit evropian kundër krimit kibernetik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Katër të arrestuar gjatë operacionit evropian kundër krimit kibernetik

Katër persona janë arrestuar në Ukrainë dhe Armeni dhe më shumë se 100 serverë në internet janë nxjerrë jashtë funksionit apo janë penguar gjatë një operacioni të madh që shënjestroi krimin ndërkombëtar kibernetik që ka prekur mijëra njerëz, tha Europol-i më 30 maj.

Operacioni u krye në mes të 27 majit dhe 29 majit. Agjencia për zbatimin e ligjit e Bashkimit Evropian tha se ky ishte “operacioni më i madh kundër ‘botnet-ëve’, që kanë luajtur rol të madh në vendosjen e ‘ransomware’ ”, apo softuerëve keqdashës, që kodojnë të dhënat.

Ndërkaq, termi ‘botnet’ përdoret për t’iu referuar një rrjeti të ndërlidhur kompjuterësh që hakerët përdorin për të përhapur viruse.

Ky operacion kundër krimit kinerbetik u iniciua dhe u udhëhoq nga Franca, Gjermania dhe Holanda. Në operacion u përfshin disa shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina, tha Europol-i përmes një deklarate.

Ky operacion, sipas ministres së Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, ishte “goditja më e rëndësishme” deri më tani ndaj krimit kibernetik.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë shkatërruar rrjetet përmes së cilave janë kryer sulme kibernetike në mbarë botën. Mijëra persona ishin viktima nga ky krim kibernetik, raporton REL.

Një prej të dyshuarve kryesor, sipas autoriteteve, kishte përfituar të paktën 69 milionë euro në kriptovaluta, duke mundësuar përdorimin e infrastrukturës kriminale në internet për të kryer sulme kibernetike.

Europol tha se një prej personave të dyshuar u arrestua në Armeni dhe tre të tjerë në Ukrainë, duke shtuar se më shumë se 2.000 domene tani janë nën kontrollin e kësaj agjencie.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

“Cilido të jetë vendimi, të respektohet”, deklarata e ministrit të Drejtësisë së RMV për Gjykatën Speciale,

“Cilido të jetë vendimi, të respektohet”, deklarata e ministrit të Drejtësisë së RMV për Gjykatën Speciale,

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Shqipëria pa Uzunin në Ligën e Kombeve

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Sot, dy ndeshjet e fundit të xhiros në Superligë

Ambasada Amerikane me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator: Shmangni zonat e demonstratës

Ambasada Amerikane me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator: Shmangni zonat e demonstratës

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën