Spanja, Norvegjia dhe Irlanda zyrtarisht e kanë njohur zyrtarisht një shtet palestinez.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sancehz, vendimin për ta njohur një shtet palestinez e quajti si historik.
“Ky është një vendim historik që ka një qëllim të vetëm dhe që është të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen”, tha ai, raporton BBC.
Ndërsa, kryeministri irlandez, Simon Harris tha se zgjidhja me dy shtete “është e vetmja mënyrë që Izraeli dhe Palestina të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”.