Për trajnerin e Romës, Jose Mourinhon, arbitri i ndeshjes me Bolognan, që u mbyll me barazim pa gola, Orsato, bëri një gabim.
Në komunikimin me mediet pas këtij takimi, portugezi theksoi se si arbitri kryesor i ndeshjes edhe VAR gabuan.
“Për episodin me Ibanez. Orsato është një arbitër që më pëlqen, por gaboi dhe VAR-i gaboi. Por nëse më pyesni nëse do ta doja edhe në ndeshjen tjetër, përgjigja është po”-deklaroi Mourinho