TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Studentët në Serbi po mbledhin nënshkrime për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Studentët në Serbi po mbledhin nënshkrime për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Një aksion i gjerë studentor po organizohet sot në Serbi.

Ata kanë bërë një bllokadë, me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, studentët janë shpërndarë në dhjetëra qytete dhe mbi njëqind lokacione në mbarë vendin, ku qytetarët kanë mundësi të japin nënshkrimin e tyre në mbështetje të kësaj kërkese.

Sipas organizatorëve, nënshkrimet po mblidhen në më shumë se 100 komuna dhe qytete, në afro 500 stenda, ndërsa listat e lokacioneve dhe oraret përditësohen vazhdimisht në faqen studenti.org.rs, shkruan N1, transmeton KosovaPress.

Vetëm sipas të dhënave të fundit, aksioni po zhvillohet në 113 vendbanime me 491 pika nënshkrimi.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Djokiq, i cili e ka nënshkruar kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas mediave serbe, në Beograd vërhet interesim i qytetarëve për të votuar dhe ngjashëm raportohet se ka interesim edhe në qytete si Novi Sadi dhe Nishi, ku studentët kanë shtuar numrin e tavolinave për të mundësuar pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve.

Përveç mbledhjes së nënshkrimeve, studentët kanë organizuar edhe panaire, punëtori dhe aktivitete simbolike.

Në kampusin e Universitetit të Novi Sadit po mbahet një panair studentor i fundvitit, ku po zhvillohen aktivitete kulturore, punëtori kreative dhe mbledhje donacionesh për fëmijë, si dhe tribina publike mbi rëndësinë e zgjedhjeve dhe funksionimin e institucioneve.

Në disa qytete dhe vendbanime, përfshirë Sremska Kamenicën, Çaçakun dhe Gornji Milanovacin, aksioni është shoqëruar edhe me tubime qytetare dhe aktivitete solidariteti.

Mbështetje për nismën kanë shprehur figura publike, profesorë universitarë, si dhe përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.

Kjo nismë studentore synon të dëshmojë se kërkesa për zgjedhje të reja nuk është vetëm qëndrim i studentëve, por një thirrje e gjerë shoqërore për ndryshim politik dhe demokratik në Serbi, duke e shndërruar këtë ditë në një formë proteste qytetare pa tensione, por me mesazh të qartë politik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Bilanci i ri: Mbi 100 të vdekur nga shembja e ndërtesave në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë

Bilanci i ri: Mbi 100 të vdekur nga shembja e ndërtesave në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Policia shpëtoi një të moshuar që kishte rënë në bunar në Muzeqinë të Shtimes

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

“InfoNata” 08.10.2026

“InfoNata” 08.10.2026

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën