Historiani Jusuf Buxhovi ka komentuar marrëdhëniet mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se mungesa e përshëndetjes mes tyre në aktivitetin për Ditën e Alfabetit është tregues se raportet nuk janë të mira.
Buxhovi ka vlerësuar se kjo situatë përcjell një mesazh negativ edhe për vendet e tjera, pasi sipas tij, krijohet përshtypja se Shqipëria dhe Kosova nuk arrijnë të merren vesh mes vete.
“Kjo tregon se dy shtetet tona, për Evropën dhe të tjerët, japin mesazhin se ne nuk mund të merremi vesh ndërmjet vete”, ka deklaruar Buxhovi për emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
“Ne duhet ta kemi një rrugë të përbashkët drejt integrimeve evropiane”, vlerësoi Buxhovi.







