Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka rrëfyer për raportet dhe bashkëpunimin me veprimtarin Adem Demaçi, duke thënë se ai ishte simbol dhe figurë udhëheqëse për organizatat e fshehta patriotike shqiptare.
Kosumi ka thënë se këto organizata e kishin konsideruar Demaçin udhëheqës edhe pa e njohur personalisht dhe pa i lexuar të gjitha shkrimet e tij.
“Të gjitha organizatat e fshehta patriotike Adem Demaçin e kemi pasur simbolin tonë, e kemi konsideruar udhëheqësin tonë. Ne e kemi ndjekur rrugën e tij edhe pa e njohur dhe pa lexuar krejt çka ka shkruar”, ka deklaruar Kosumi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.







