TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

by Tëvë1
42 sekonda ago
0
A A
Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë një afat të mundshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo u shpreh se, nëse reformat japin rezultatet e kërkuara dhe vendet anëtare japin miratimin e tyre, Shqipëria mund të jetë shumë pranë përmbylljes së procesit vitin e ardhshëm, ndërsa Traktati i Anëtarësimit mund të nënshkruhet në vitin 2028.

E pyetur nga gazetarët nëse ekziston një datë konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Komisionerja Marta Kos sqaroi se gjithçka varet nga përmbushja e reformave dhe dakordësia e vendeve anëtare.

“Sa u përket udhërrëfyesve, ne kemi thënë se Shqipëria mund t’i përmbyllë kapitujt nëse do të ketë rezultate të reformave dhe nëse shtetet anëtare do të japin dritën jeshile. Nëse ndodhin këto, vitin e ardhshëm, në këtë kohë, mund të jemi shumë afër. Nëse gjithçka ecën siç duhet, mund të nënshkruhet në vitin 2028. Pra, Shqipëria mund të bëhet vend anëtar deri në vitin 2030”, deklaroi Kos.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u pyet se përse Shqipëria ende nuk është bërë pjesë e Bashkimit Europian, pavarësisht progresit të bërë në procesin e integrimit. Në përgjigjen e tij, Rama theksoi se anëtarësimi në BE nuk është një proces me një datë të paracaktuar, pasi kërkon dakordësinë e të 27 vendeve anëtare në çdo fazë.

“Anëtarësimi në BE nuk është si një anëtarësim me një datë të përcaktuar, ku ti shkon në shkollë, mbaron gjimnazin, hyn në universitet dhe merr diplomën. Anëtarësimi në BE nuk ka një datë asnjëherë dhe nuk ka pasur ndonjëherë për askënd, sepse, nga njëra anë je ti dhe nga ana tjetër janë 27 të tjerë, që duhet të bien të gjithë dakord në çdo fazë të procesit”, u shpreh Rama.

Kryeministri kujtoi gjithashtu periudhën që e cilësoi si “tre vitet e poshtërimit”, kur sipas tij, Komisioni Europian certifikonte përmbushjen e detyrave nga Shqipëria, por një prej shteteve anëtare kundërshtonte avancimin e procesit.

Rama e cilësoi perspektivën europiane si një mundësi unike për modernizimin e vendit dhe transformimin e institucioneve.

“Ky është një proces, për sa na takon, që duhet të shihet si një mundësi unikale, e artë, një bekim për ne dhe për çdo vend që ka perspektivën europiane, për të nxjerrë më të mirën e vetes dhe për të ndryshuar shtetin që ne nuk e ndërtuam dot në 500 vjet dhe që sot po e bëjmë”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveçse të vijojë procesin e integrimit dhe të përmbushë të gjitha detyrimet.

“Nuk kemi asnjë alternativë tjetër veçse të vazhdojmë dhe të përmirësojmë gjithçka që lidhet me detyrat”, tha Rama.

Duke iu referuar ecurisë së vendeve të tjera të rajonit, kryeministri përmendi Maqedoninë e Veriut, e cila ka 20 vite që ka marrë statusin e vendit kandidat, si dhe ndryshimet në pozicionin e Shqipërisë kundrejt Serbisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit.

“Mos harroni se Maqedonia e Veriut ka 20 vjet që është vend kandidat, shumë vite para nesh, dhe ja ku është mbrapa nesh sot. Kur ne e nisëm këtë rrugë, ishim të fundit dhe na thuhej se në pararojë ishin Serbia dhe Mali i Zi. Sot Mali i Zi është shumë afër, ndërsa Serbia është shumë pas nesh”, u shpreh Rama.

Në përfundim, ai nënvizoi se procesi i integrimit është dinamik dhe se përcaktimi i datave duhet parë si objektiv, jo si një afat i garantuar, pasi vendimmarrja varet nga dakordësia e të gjitha vendeve anëtare.

“Datat mund të vendosen si objektiva, por mund të lëvizin, sepse janë 27 vende që duhet të bien dakord në çdo hap. Nëse ne i kemi hapur të gjithë kapitujt në një kohë rekord në historinë e integrimit, gjë që është unike, kjo ka ardhur si pasojë e faktit që ne kemi bërë detyrën, por edhe sepse 27 vendet kanë thënë se po, po bëhen detyrat. Ne jemi krah për krah me Komisionin Europian”, përfundoi Rama./TCh/

Tags: Edi RamaMarta KosTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nga Samiti i Ballkanit “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën”

​Rama nga Samiti i Ballkanit “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën”

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Kos: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

​Komisioni për Buxhet shqyrton ndikimin financiar të pesë projektligjeve për sistemin e drejtësisë

​Komisioni për Buxhet shqyrton ndikimin financiar të pesë projektligjeve për sistemin e drejtësisë

Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama

Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

Në Ditën e Forcës, krerët e shtetit vlerësojnë fuqizimin e FSK-së dhe ritheksojnë synimin për anëtarësim në NATO

Në Ditën e Forcës, krerët e shtetit vlerësojnë fuqizimin e FSK-së dhe ritheksojnë synimin për anëtarësim në NATO

​Rama nga Samiti i Ballkanit “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën”

​Rama nga Samiti i Ballkanit “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën”

Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

​Haradinaj uron për Ditën e Forcës: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Mungesa në festën e 28 Nëntorit, kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqje dhe masa ndaj stafit të gjimnazit

Mungesa në festën e 28 Nëntorit, kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqje dhe masa ndaj stafit të gjimnazit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën