TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shaqiri, mbreti i efikasitetit në Zvicër, mbi 50 % e gjuajtjeve përfundojnë me gol

by Bujar Mehmeti
6 muaj ago
0
A A
Shaqiri, mbreti i efikasitetit në Zvicër, mbi 50 % e gjuajtjeve përfundojnë me gol

Në një sezon ku konkurrenca për golashënuesin më të mirë në kampionatin zviceran është e fortë, Xherdan Shaqiri, po dëshmon se cilësia nuk matet vetëm me numrin e golave, por me mënyrën se si arrihen ato. Mediat zvicerane e kanë vënë në pah një statistikë mbresëlënëse: ylli i Baselit është futbollisti më efikas ndër sulmuesit kryesorë të ligës.

Shaqiri ka regjistruar 21 goditje në portë gjatë këtij sezoni, nga të cilat plot 11 kanë përfunduar në rrjetë. Kjo përkthehet në një efikasitet prej mbi 52 për qind – një shifër që e vendos atë në krye të listës, larg çdo rivali tjetër në mesin e golashënuesve më të mirë.

Më i afërti me këtë ritëm është Christian Fassnacht, i cili ka realizuar 15 gola nga 29 goditje në portë. Megjithatë, edhe ai mbetet pas Shaqirit në raportin e saktësisë dhe efikasitetit para portës.

Në anën tjetër të statistikave qëndrojnë Matteo Di Giusto dhr Philippe Keny.  Të dy kanë shënuar nga 12 gola këtë sezon, por për t’i arritur këto shifra u janë dashur nga 34 goditje në portë. Kjo do të thotë se ata realizojnë mesatarisht vetëm çdo të tretën tentativë, duke i bërë ndër më pak efikasit në mesin e sulmuesve elitë të kampionatit.

Sa i përket Shaqirit, forma e tij aktuale konfirmon një rikthim të fuqishëm në skenën kryesore. Me një kombinim të përvojës, teknikës dhe instinktit të lindur për gol, ai po dëshmon se vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë në futbollin zviceran.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Kosova U15 shkëlqen në Maltë, fiton me rezultat bindës

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zyrtare: Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Kastrioti gati për sfidat evropiane, Ferizajasit udhëtojnë drejt Italisë

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën