TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

by tëvë1
15 sekonda ago
0
A A
Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës organizoi një ceremoni, ku përmes pjesëmarrësve të profileve të ndryshëm, i ftuar nderi ishte Princi Leka i Dytë.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë kësaj ceremonie, Princi theksoi mes tjerash rëndësinë e ruajtjes së trashëgiminë historike dhe identitetit kombëtar shqiptar, si dhe forcimit të sovranitetin shtetëror.

“Në prag të 28 Nëntorit, protestat në Tetovë dhe qytete të tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut na kujtojnë se respektimi i gjuhës shqipe mbetet një çështje e rëndësishme. Flamuri ynë simbolizon jo vetëm lirinë e fituar por edhe përgjegjësinë për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë”. Historia është një trashëgimi por ç’do trashëgimi mbart përgjegjësinë. Detyra jonë është për të lënë brezave që vijnë një të ardhme të denjë për sakrificën e atyre që na paraprijnë. Ju përshëndes dhe gëzuar 28 Nëntorin”, tha Princi Leka.

Ai po ashtu, shprehu shqetësimin për pozitën e gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, duke bërë thirrje për bashkim rreth interesave të përbashkëta kombëtare.

“Patjetër që vizita ime vjen në një moment shumë kritik për gjuhën shqipe, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe unë e kam vetëm një mesazh, që pavarësia nuk shpallet vetëm, por do të mbrohet, dhe uroj që të respektohet nga të gjithë Marrëveshja e Ohrit në përbërjen e saj. Shqiptarët janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe unë jam në përkrahje të çdo personi që po lufton të drejtat e lirisë së fjalës. Porosia ime është shumë e thjeshtë, dashuroni kombin tuaj. Siç ka qenë shprehëse e gjyshit tim Ahmeti Zog, ai ka pasur këtë shprehje ‘Atdheu mbi të gjitha’. Unë besoj se është një mision që çdo forcë politike ka nevojë të mbrojë interesat, politikën ditore të saj, por kur vjen për çështjet që janë më madhore dhe janë me interesa të përbashkëta të kombit shqiptar duhet të flasim me një zë”, tha Leka.

Ndërkaq Rektor i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti thekson se Universiteti i Tetovës në vazhdimësi është përkujdesur që gjatë festave të nëntorit të organizojë aktivitete të cilat ndërlidhen me identitetin tonë kombëtar.

“Universiteti i Tetovës në vazhdimësi është përkujdesur që gjatë festave të nëntorit të organizojë aktivitete të cilat ndërlidhen me festimin e këtyre festave, këtë vit edhe me 22 Nëntor po edhe me rastin e festës së 28 Nëntorit organizuam aktivitete të cilat ndërlidhen me identitetin tonë kombëtar dhe me festime të cilat mbahen për nder të kësaj feste, pra e pamë të rrugës që këtë herë ta kemi dhe ta ftojmë, ta kemi të ftuar nderi, lartësinë e tij Princin Lekën e dytë për të cilin e falenderoj për prezencën e tij këtu me qëllim që para studentëve dhe para stafit akademik ti prezantojë të jetë bashkë në këto ditë feste me ne”, tha ai

Në përmbyllje të manifestimit, rektori i Universitetit të Tetovës,  i ndau Princit Leka II një mirënjohje, në shenjë vlerësimi për pjesëmarrjen e tij si i ftuar nderi në këtë aktivitet./tvshenja/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

Kuvajti thotë se katër persona janë plagosur në sulmin me dron iranian në një objekt jetik

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

​Marta Kos arrin në Tiranë, pritet nga Rama

Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar

Nufi: Shqipëria dhe Kosova të forcojnë bashkëpunimin kibernetik, siguria pjesë e sovranitetit kombëtar

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Kurti: Kontrata për fabrikën e municionit në Gjakovë është paguar plotësisht, nuk kemi borxhe ndaj MKE-së

Kurti: Kontrata për fabrikën e municionit në Gjakovë është paguar plotësisht, nuk kemi borxhe ndaj MKE-së

Haxhiu kujton ngjarjet e nëntorit: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë

Haxhiu kujton ngjarjet e nëntorit: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë

Policia demonstron kapacitetet e dronëve në Vushtrri

Policia demonstron kapacitetet e dronëve në Vushtrri

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kalmari synon rikthimin e portierit Etrit Berisha

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën