Skuadra e Kalmarit po synon transferimin e portierit Etrit Berisha vitin tjetër pas paraqitjeve të mira me fanellën e Hackenit në kampionatin suedez.
Thuhet se drejtuesit e Kalmarit e kanë Berishën si transferimin kryesor për të qenë numri një i portës prej vitit 2027.
Në kampionatin suedez, Berisha 37-vjeçar ka regjistruar 12 paraqitje kurse me Hackenin ka kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.
Duke pasur parasysh interesimin e Kalmarit, ka mundësi që Berisha ti bashkohet këtij ekipi për të cilin ka luajtur në të shkuarën.
Berisha është rikthyer në futbollin suedez vitin e shkuar kurse për Kalmarin ka luajtur prej vitit 2009 deri në vitin 2013.
Pas largimit nga Kalmari, Berisha e vazhdoi karrierën te Lazio, Atalanta, SPAL, Torino dhe Empoli.








