TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

by teve1
15 minuta ago
0
A A
Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur shqetësimin për emigrimin e mjekëve dhe infermierëve, papunësinë e profesionistëve të rinj shëndetësorë dhe mungesën e kushteve për punësim e zhvillim profesional në Kosovë.

Ajo ka thënë se e ndien obligim profesional, moral dhe institucional që të adresojë shqetësimet e studentëve të mjekësisë dhe mjekëve të rinj, të cilëve iu bashkua në protestën pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

“Se puna përsëritet, e që historia jonë na përsëritet duke mos mësuar kurrë nga gabimet dhe pasojat, po shihet edhe sot. Që më duhet edhe mua ta kem mision sikur stërgjyshi im dikur, që të luftoj, që qytetarët tanë të jetojnë Republikën e Kosovës. Dhe kjo, me të vërtetë, është shumë e dhimbshme, por detyrohem ta kem edhe këtë mision, e ndoshta uroj që kjo histori të mos na përsëritet më kurrë. Sot, nga kjo foltore, dua të sjell zërin e studentëve të mjekësisë dhe të mjekëve të rinj, të cilëve iu bashkova në protestë pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Jo vetëm si deputete, por edhe si profesoreshë e tyre, e ndiej obligim profesional, moral, por edhe institucional, që të adresoj shqetësimet e tyre. Janë të rinj që kanë kaluar vite të tëra në studime, punë dhe sakrifica, ndërsa sot, në vend që të jenë pranë pacientëve, detyrohen të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtën e tyre për punë dhe zhvillim profesional”, ka deklaruar Reshitaj.

Reshitaj tha se rreth rreth 650 mjekë kanë emigruar nga Kosova, ndërsa 450 janë të papunë.

“Sipas të dhënave të prezantuara, rreth 650 mjekë kanë emigruar nga Kosova gjatë periudhës 2021-2026. Rreth 450 mjekë janë të papunë, disa prej tyre presin për punësim më shumë se 3 vjet, ndërsa mbi 2 000 infermierë kanë emigruar brenda 4 vjetësh. Dhe kjo do të duhej të ishte alarmante? Në anën tjetër, Kroacia po zbaton politika konkrete për rikthimin e qytetarëve të saj, për riadresimin e tyre, duke ofruar edhe lehtësime tatimore për 5 vjet. Vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, afro 17 000 shtetas kroatë janë larguar nga Gjermania dhe janë kthyer në vendlindje. Derisa shtete të tjera krijojnë politika për riadresimin e qytetarëve të tyre, ne ende nuk po arrijmë të krijojmë kushte për t’i mbajtur edhe ata që i kemi këtu, e aq më shumë personelin shëndetësor”, ka thënë ajo.

Reshitaj ka kërkuar plan vjetor të punësimit, specializime me meritokraci dhe rritje të pagave

“Andaj, kërkesat e këtyre të rinjve janë konkrete: hartimi i një plani vjetor të punësimit, përfshirë zonat rurale, hapja e specializimeve me meritokraci, transparencë dhe vlerësim të drejtë të përvojës së punës, pagesa e stazhit 6-mujor dhe njohja e tij si përvojë e punës, sepse është shumë diskriminuese t’u jepet përparësi atyre që kanë përvojë pune në kontrast me ata që nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në punë. Rritja e pagave dhe sigurimi i kushteve dinjitoze të punës. Mos harroni, një krizë për personel shëndetësor e pati edhe Gjermania, sepse një pjesë e tyre, për shkak të pagave më të mëdha, shkuan në Zvicër, por shteti gjerman çfarë bëri? U gjend, e ndërroi ligjin dhe i rriti pagat për mjekët dhe u dha mundësi atyre të kthehen dhe të mos emigrojnë më shumë.

Gjithashtu, hapja e programeve të reja të mjekësisë duhet të paraprihet nga një analizë serioze e nevojave të vendit për kuadro dhe mundësi të punësimit”, ka përfunduar Reshitaj.

Në replikën e tij, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kundërshtuar kritikat e Reshitajt, duke thënë se punësimi i mjekëve të përgjithshëm është kompetencë e komunave dhe jo e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tij, Qeveria para disa vitesh ka ndarë edhe 300 numra shtesë për mjekë të përgjithshëm dhe mjekë familjarë nëpër komuna, ndërsa menaxhimi i burimeve njerëzore është në kompetencë të pushtetit lokal.

“Vetë inkuadrimi i deputetes në protestën e studenteve siç tha ajo, vetëm në cilësinë e profesoreshës nuk është, por, është komplet politike, sepse, si ligjvënëse ish dashtë mos me i mashtru të gjithë këta mjek. Ne e dimë se mjeket e përgjithshëm sipas ligjeve aktuale në Republikën e Kosovës punësohen nga komunat, kjo qeveri para pak vitesh ka ndarë edhe 300 numra shtesë për mjek të përgjithshëm dhe mjek familjar neper komuna, dhe është komplet nën menaxhimin e komunave se si i ndajnë resurset njerëzor dhe çfarë kërkojnë, sepse me ligjin për vetëqeverisjen lokale e kanë këtë kompetencë. E dyta 450 mjek të papunë, po, një pjesë e tyre të sapo diplomuar, dhe siç jeni në dijen tashmë është hapur konkursi për specializim për 353 vende të reja”, tha Vitia.

Ministri Vitia ka theksuar se specializimet duhet të përcaktohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor dhe jo vetëm sipas preferencave individuale të kandidatëve.

“I dëgjova disa nga kërkesat ku disa thonë se unë dua të bëhm ortoped, dhe pse specializimet e imponuara, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Shteti i bën politikat se për cilat profile në perspektivë ka më së shumti nevojë. Po të ishte ashtu të gjithë studentët që nuk janë pranuar në Fakultetin e Mjekësisë tash duhet të dalin në protesta pse nuk janë pranuar. Vetë procesi në shëndetësi si në çdo vend tjetër është një lloj seleksionimi ku më të mirët vazhdojnë përpara në specializimet që ata meritojnë në raport me nevojat reale që ka shteti…Për takimet se unë i paskam ikur takimeve se s’kam dashur t’i takoj, nuk kam ikur dhe nuk iki nga takimi me askënd, në datën që është caktuar takimi, është mbajtur interpelanca ku është dashur të raportoj”, theksoi Vitia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përplasjet në Kuvend për shkarkimin e 4 anëtarëve të KPMSHCK-së, opozita akuzon për prapavijë politike

Përplasjet në Kuvend për shkarkimin e 4 anëtarëve të KPMSHCK-së, opozita akuzon për prapavijë politike

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

“Ditari”- 16.11.2026

“Ditari”- 16.11.2026

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Përplasen Reshitaj dhe Vitia për ikjen e mjekëve dhe papunësinë e profesionistëve shëndetësorë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula përfaqëson Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni

Rrahmani përballet me Kurtin për edukimin seksual në shkolla

Rrahmani përballet me Kurtin për edukimin seksual në shkolla

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Princ Leka II thirrje që të respektohet Marrëveshja e Ohrit

Kurti: Kontrata për fabrikën e municionit në Gjakovë është paguar plotësisht, nuk kemi borxhe ndaj MKE-së

Kurti: Kontrata për fabrikën e municionit në Gjakovë është paguar plotësisht, nuk kemi borxhe ndaj MKE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën