TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

by teve1
22 minuta ago
0
A A
Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze, në një takim ku është diskutuar potenciali i bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve strategjike mes dy vendeve.

Në qendër të bisedimeve ka qenë projekti i hekurudhës Durrës–Prishtinë, për të cilin Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur përfshirjen e Japonisë.

Gjatë takimit, kryeministri Rama ka nënvizuar rëndësinë e këtij projekti infrastrukturor jo vetëm për lidhjen rajonale, por edhe për dimensionin e sigurisë.

“Së bashku me kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s. Ky mund të jetë një investim shumë interesant”, tha Rama.

Projekti i hekurudhës Durrës–Prishtinë konsiderohet strategjik për lidhjen e Shqipërisë dhe Kosovës me rrjetin hekurudhor të Europës Qendrore përmes Nishit, gjë për të cilën Rama tha se së bashku me Kosovën, “jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt.”

“Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt,” deklaroi më tej kryeministri Rama./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-ja, India, Japonia dhe Australia arrijnë marrëveshje për mineralet kritike

SHBA-ja, India, Japonia dhe Australia arrijnë marrëveshje për mineralet kritike

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, asnjë i mbijetuar nga 17 personat në bord

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, asnjë i mbijetuar nga 17 personat në bord

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës

Britania sanksionon tetë kompani izraelite për ndërtimin e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor

Britania sanksionon tetë kompani izraelite për ndërtimin e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor

Edhe Kazakistani e mposht Kosovën U19

Edhe Kazakistani e mposht Kosovën U19

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

Fotografia zyrtare e Presidentes Justina Shiroka-Pula vendoset në Presidencë dhe institucionet e Kosovës

Shiroka-Pula: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre

Gjini: Aleanca kërkon anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Gjini: Aleanca kërkon anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Xherdan Shaqiri mohon lajmet për largimin nga Baseli

Xherdan Shaqiri mohon lajmet për largimin nga Baseli

Kosova me fanella të bardha kundër Irlandës

Kosova me fanella të bardha kundër Irlandës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën