Futbollistët e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e fundit të raundit të dytë kualifikues për Euro 2027.
Kosova U19 të martën është mposhtur nga Kazakistani me rezultatin 1:0, në ndeshjen që u zhvillua në Skoci.
Kosova garoi në Ligën A, kurse pësoi edhe nga Belgjika dhe Skocia. Mbeti e fundit në Grupin A2 të raundit të dytë kualifikues.
Kosova U19 e përfundon grupin në pozitën e fundit pa pikë.
“Dardanët” e rinj u mposhtën edhe nga Belgjika dhe Skocia.




