TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës

by teve1
17 minuta ago
0
A A
Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës

Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali, pasi është përplasur nga një automjet teksa ishte duke punuar në një kantier në autostradën A18, në aksin Messina-Catania.

Viktima është identifikuar si Mehmeti Hashaim, me origjinë shqiptare, banues në Marcianise, në provincën e Caserta-s.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 09:00, në kilometrin 43.300 të autostradës, në drejtim të Catanias, pranë zonës së Taorminës dhe viaduktit Alcantara.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 64-vjeçari ishte duke punuar në kantierin e vendosur në autostradë, ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje, kur një automjet ka hyrë në zonën e punimeve dhe e ka përplasur fuqishëm.

Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes dyshohet se drejtuesja e makinës mund të ketë humbur kontrollin e automjetit pas një manovre të rrezikshme të kryer nga një tjetër shofer.

Gruaja është ndalur menjëherë pas përplasjes për t’i dhënë ndihmë punëtorit, por për shqiptarin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Drejtuesja e automjetit, e tronditur nga ngjarja, ka pësuar edhe një gjendje të fikëti dhe është transportuar në spitalin e Giarres.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Për shkak të aksidentit tragjik, qarkullimi në autostradën A18 drejt Catanias është ndërprerë, ndërsa autoritetet kanë vendosur devijimin e automjeteve përmes Giardini Naxos dhe rrugës shtetërore SS114.

Policia italiane vijon hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën dhe përgjegjësitë për aksidentin që i mori jetën punëtorit shqiptar./TCH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, asnjë i mbijetuar nga 17 personat në bord

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, asnjë i mbijetuar nga 17 personat në bord

Britania sanksionon tetë kompani izraelite për ndërtimin e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor

Britania sanksionon tetë kompani izraelite për ndërtimin e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor

Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë është shumë pranë

Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë është shumë pranë

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Të dyshuarit për vepra kriminale i sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, asnjë i mbijetuar nga 17 personat në bord

Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, asnjë i mbijetuar nga 17 personat në bord

Mehmeti-Selimi reagon pas vendimit të Speciales: Dënimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i padrejtë

Mehmeti-Selimi reagon pas vendimit të Speciales: Dënimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i padrejtë

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës

Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës

​Çitaku pas vendimit të Speciales: Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë dhe mobilizim

​Çitaku pas vendimit të Speciales: Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë dhe mobilizim

“Ditari”- 17.11.2026

“Ditari”- 17.11.2026

Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA – Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi

Pas mbi dy vjetësh, Kosova i rikthehet lobimit në SHBA – Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi

Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

Gërvalla: Për dhunën nuk ka justifikim, mos heshtni përballë saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën