TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina luan sonte duelin e kthimit në kualifikime të Europa League

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Prishtina luan sonte duelin e kthimit në kualifikime të Europa League

Sonte nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Prishtina e zhvillon ndeshjen kthyese në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Bardhekaltrit u mposhtën thellë një javë më parë në Moldavi, duke pësuar humbje nga Sheriff Tiraspol prej 4:0.

Te fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, e pranojnë se përmbysja e rezultatit do të jetë e vështirë, por që premtojnë ndeshje të madhe të enjten mbrëma ndaj ekipit moldav.

Trajneri Arsim Thaqi në konferencën para ndeshjes ka thënë se Prishtina ishte e pafat në Moldavi, dueli i kthimit është i vështirë dhe se skuadra po mendon më shumë për paraqitjen në Ligën e Konferencës, një javë më pas.

“Ne ishim edhe të pafat në disa situata ku Blend Baftiu kishte dy raste përballë portierit, pastaj Valmir Veliu e qëlloi shtyllën. Të gjitha këto gjëra, kuptohet kur ke përballë një ekip siç është Sheriffi, dështimet e kësaj natyre nuk falen, me vetë faktin që Sheriffi ato raste që i pati, i realizoi. Ekipet e mëdha normalisht që pak mundësi që i kanë, ato i realizojnë. Kjo është e kuptueshme. Megjithatë, ne e kemi llogaritur që si ekip që është e fortë, por ndoshta më tepër se që duhet e kemi vlerësuar dhe kjo ndikoi ndoshta negativisht te paraqitja e lojtarëve, me vetë faktin që ne kemi bërë disa gabime individuale”, është shprehur Thaqi.

Te Sheriffi kanë thënë se rezultati 4:0 është shumë i favorshëm. Por ai ka vlerësuar potencialin që ka ekipi i Prishtinës.

“Rezultati 4:0 duket komod, por jo për ne. Nuk ka kohë për t’u relaksuar. Rezultati nuk ka rëndësi për ne. Do ta marrim ndeshjen shumë seriozisht. Janë dy ndeshje krejtësisht të kundërta. Njërën e luajtëm në shtëpi, tani jemi mysafir. Mund të jetë skenar ndryshe. Ne luajmë për fitore në çdo ndeshje”, ka thënë trajneri i Sheriff Tiraspolit, Victor Mihailov.

Sheriffi është nënkampion dhe fitues në fuqi i Kupës së Moldavisë. Në edicionin 2021/2022 luajti në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Ishte në grup me Real Madridin, Interin dhe Shakhtar Donetskun. Madje kishte fituar 2:1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” më 28 shtator të vitit 2021. 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Trajneri Kuyt i beson Muriqit, starton ndaj Goztepes

Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen nga Policia dhe Prokuroria Speciale

Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen nga Policia dhe Prokuroria Speciale

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Trajneri Kuyt i beson Muriqit, starton ndaj Goztepes

Katër perimet më të mira të dimrit

Katër perimet më të mira të dimrit

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

Bajrami: Mbyllja e seancës nga Basha, shkelje flagrante e Kushtetutës

​Bajrami kërkon llogari për Planin e Rritjes: Sa milionë euro ka humbur Kosova?

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Zgjedhjet në Izrael pa fitues të qartë, me gati 90 për qind të votave të numëruara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën