TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
1
A A
MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Ministria e Drejtësisë ka për qëllim krijimin e një linje emergjente telefonike kombëtare për vitkimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore. Por ky mekanizëm, po shihet me skepticizëm shkaku se Ministria nuk ka kompetenca për zgjidhje të rasteve të dhunës.

Dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, po synohet të ketë edhe një adresë shtesë për raportim.

Enkas për këto kategori të dhunës, Ministria e Drejtësisë po synon krijimin e një linje emergjente telefonike kombëtare.

Kjo linjë planifikohet të punojë 24h pa pagesë, fondet dhe procedurat për funksionim dhe mirëmbajtje të së cilës, do të sigurohen nga MD.

Shërbimi i linjës synohet të ofrohet nga organizatat e specializuara dhe të licencuara në fushën e shërbimeve dhe mbrojtjes sociale për viktimat e dhunës, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë, referim të shpejtë te shërbimet përkatëse, siguron që viktimat të kenë qasje në informacion dhe mbështetjen e nevojshme për mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre.

Por ka skepticizëm se sa i nevojshëm është një mekanizëm i tillë.

“Konsideroj se dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore, është e luftueshme edhe me mekanizmat aktual, mekanizmat që ekzistojnë edhe për krime tjera, siç është raporti në Polici. Gjithsesi, mendoj se një linjë shtesë ose një mekanizëm tjetër shtesë nuk do të ishte kurgjo e keqe në këtë drejtim.Prapë se prapë zgjidhja është raportimi i rasteve të dhunës në familje në Polici. Dhe një institucion shtesë mund ta ketë rolin vetëm të ndërmjetësuesit ose të adresuesit të problemeve, por ai institucion nuk mund t’i zgjidhë problem dhe nuk mund t’i zgjidhë rastet”, thotë avokati Arbër Jashari.

Bazuar në këtë, kjo iniciativë po konsiderohet si e pakuptimtë.

“Raportimi përmes linjës telefonike të rasteve të dhunës në familje në Ministrinë e Drejtësisë, është vërtetë e pakuptimtë, sepse e njëjta ministri, i njëjti institucion, nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të marrë masa ndëshkuese ndaj rasteve të dhunës në familje, raste të cilat raportohen. E njëjta është e detyruar, jo vetëm Ministria, por sipas ligjit edhe qytetari i rëndomtë, e kanë për obligim ligjor që ta raportojnë dhunën në familje në Policinë e Kosovës, shprehet Anton Nrecaj – INSTIUTI CLARD

Kjo linjë po synohet të bëhet përmes një Udhëzimi Administrativ, i cili aktualisht është në konsultime publike.

Tags: Dhuna ne familjelinja telefonikeMD
ShareTweet

Postime të ngjashme

U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Humb jetën një person në Prizren, u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

U futën ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Humb jetën një person në Prizren, u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi portin Jebel Ali

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi portin Jebel Ali

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën