Në seancën e Kuvendit të Kosovës është votuar me 62 vota për, asnjë kundër, janë zgjedhur anëtarët e bordit të KOSTT-it.
Në mesin e tyre, për anëtarë të bordit është bashkëshortja e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, Lumnije Zeka dhe Gëzim Tosunin, nipi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Ndryshe, deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ata janë larguar për shkak se ka nisur me vonesë seanca e sotme./teve1.info/







