TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

by Tëvë1
2 minuta ago
0
A A
Presidentja Shiroka Pula: Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore, ku ka folur për rëndësinë e ndërtimit të një sistemi shëndetësor cilësor, të sigurt dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, presidentja theksoi se qytetarët presin trajtim të duhur dhe me dinjitet sa herë që kanë nevojë për shërbime mjekësore.

“Kur një qytetar kërkon ndihmë mjekësore, ai pret ta marrë shërbimin e duhur, në kohën e duhur dhe me kujdesin e duhur, pret të dëgjohet, të trajtohet me dinjitet dhe të ndihet i sigurt”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shiroka Pula ka theksuar se besimi i qytetarëve në institucionet shëndetësore ndërtohet përmes shërbimeve cilësore, të sigurta dhe të qasshme.

“Besimi i qytetarëve në sistemin shëndetësor ndërtohet nëpërmjet shërbimeve të sigurta, të qasshme dhe cilësore”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj konference, presidentja ka vlerësuar edhe mbështetjen e Zvicrës për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ajo ka shprehur bindjen se kjo konferencë do të krijojë mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërkombëtare, duke theksuar se pacientët duhet të jenë në qendër të çdo investimi dhe reforme në shëndetësi.

“Jam e bindur se kjo konferencë do të shërbejë si hapësirë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira”, është shprehur presidentja.

Në përfundim, Shiroka Pula ka nënvizuar rëndësinë që ka shëndetësia për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e shtetit.

“Sistemi shëndetësor i fortë është themel i një shteti të fortë dhe i një shoqërie me qytetarë të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tags: justin shiroka pulapresidentjaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

“A ju kujtohen 60 e 200 milionë që ia jepnit bossa-ve” – deputetët përplasen rreth Raportit të Progesit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën