TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

by teve1
9 minuta ago
0
A A
Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Në një kohë kur zhvillimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë është shoqëruar me pasiguri, Shqipëria kërkon një angazhim më të madh të Aleancës për t’u përballur me kërcënimet hibride dhe fushatat e dezinformimit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka kërkuar dërgimin e ekspertëve të NATO-s në Shqipëri, për të ndihmuar institucionet në identifikimin dhe kundërshtimin e ndërhyrjeve të dyshuara në hapësirën online.

Mundësia që Tirana të presë samitin e ardhshëm të NATO-s është shoqëruar me pikëpyetje dhe diskutime për organizimin e tij.

Tirana zyrtare ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar alternativa për organizimin e samitit të NATO-s, përfshirë shtyrjen e tij ose zhvillimin në format virtual.

Megjithatë, më 3 nëntor, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, pas takimit të kryeministrit Edi Rama me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Tirana ishte rikonfirmuar si qyteti pritës i samitit të ardhshëm. Data e zhvillimit mbetet për t’u përcaktuar.

Ndërkohë, një tjetër çështje e rëndësishme e sigurisë kombëtare është ngritur nga ministri Nufi në një intervistë për median ndërkombëtare POLITICO.

Ai, së bashku me homologun malazez Dragan Krapović, i kanë kërkuar NATO-s të rrisë mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes dërgimit të ekipeve të specializuara që do të ndihmojnë në përballimin e fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të dyshuara ruse.

Nufi: NATO duhet të jetë më aktive kundër fushatave online

Në intervistën për POLITICO, ministri shqiptar i Mbrojtjes theksoi se gjatë vitit të fundit janë shtuar fushatat në rrjetet sociale që, sipas tij, nxisin urrejtje dhe zemërim në shoqëri.

Ai deklaroi se janë konstatuar edhe organizata me lidhje të tërthorta me Rusinë, duke nënvizuar nevojën që NATO të jetë më aktive në identifikimin dhe kundërshtimin e aktorëve keqdashës në internet.

“NATO duhet të jetë më aktive në identifikimin e mënyrave për të kundërshtuar aktorët keqdashës online, duke vendosur protokolle mes vendeve anëtare dhe duke krijuar ekipe reagimi për të ndihmuar çdo vend që ka nevojë”, u shpreh Nufi.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për më shumë mbështetje në këtë drejtim, veçanërisht për të forcuar kapacitetet institucionale dhe për të përballuar ndërhyrjet në hapësirën digjitale.

Dyshimet për ndërhyrjen ruse në protestat në Shqipëri

Çështja e ndikimit të huaj në hapësirën online është kthyer në një debat politik në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Rusinë dhe Iranin për nxitjen e protestave kundër korrupsionit që kanë përfshirë vendin që prej muajit maj.

Megjithatë, këto pretendime janë kundërshtuar nga ekspertë të komunikimit.

Blerjana Bino, bashkëthemeluese e qendrës kërkimore SCiDEV në Tiranë, ka deklaruar për POLITICO se, ndonëse janë dokumentuar më parë fushata në rrjetet sociale me lidhje ruse për çështje të ndryshme, nuk ka prova që mbështesin pretendimin e kryeministrit se Rusia qëndron pas protestave.

Sipas saj, përpjekja e qeverisë për t’ia atribuar ndërhyrjeve të huaja pakënaqësinë qytetare rrezikon të delegjitimojë ankesat e ligjshme të protestuesve.

Bino theksoi se fushatat e dezinformimit të lidhura me Rusinë kanë synuar edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në NATO dhe nxitjen e përçarjeve shoqërore për çështje të ndryshme, përfshirë të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Rusia dhe Irani kanë mohuar çdo përfshirje në lëvizjen e protestave në Shqipëri.

Çfarë kërkohet nga NATO?

Ekipet e reagimit ndaj kërcënimeve hibride janë një mekanizëm që NATO ka nisur ta zhvillojë që prej vitit 2018.

Sipas Antonio Missirolit, ish-ndihmëssekretarit të përgjithshëm të Aleancës për sfidat e reja të sigurisë, këto ekipe përbëhen zakonisht nga rreth 12 ekspertë të vënë në dispozicion nga vendet anëtare.

Detyra e tyre është të ndihmojnë në monitorimin e kërcënimeve, koordinimin e reagimit institucional dhe forcimin e kapaciteteve të vendeve që përballen me sulme hibride.

NATO ka dërguar më herët ekipe të tilla në Mal të Zi, në vitin 2019, dhe në Lituani, në vitin 2021.

Në Shqipëri, një ekip i Aleancës mbërriti në vitin 2022, pas sulmeve kibernetike iraniane që goditën sistemet qeveritare dhe shërbimet digjitale për qytetarët.

Sipas një zyrtari të NATO-s, Aleanca është e gatshme të ofrojë mbështetje të mëtejshme kur kjo të kërkohet nga vendet anëtare.

Ai theksoi se aleatët kanë shtuar përpjekjet për t’u përgatitur dhe për t’u mbrojtur nga veprimet destabilizuese, përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.

Megjithatë, dërgimi i një ekipi të ri kërkon konsensusin e vendeve anëtare.

Tre diplomatë të NATO-s, të cituar nga POLITICO, thanë se aleatët do të ishin të gatshëm ta shqyrtonin këtë mundësi, por paralajmëruan se mbështetja e Aleancës nuk duhet të përdoret për qëllime të politikës së brendshme.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të NATO-s të zhvilluar gjatë pranverës dhe të siguruar nga POLITICO, 95% e të anketuarve në Shqipëri mbështesin qëndrimin e vendit në Aleancë.

Në Mal të Zi kjo shifër është 52%, niveli më i ulët mes vendeve anëtare.

Debati për sigurinë kibernetike dhe dezinformimin vjen në një periudhë të rëndësishme për Shqipërinë, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në fund të dekadës dhe po përgatitet të presë samitin e NATO-s në Tiranë./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

​BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë në rast të një sulmi të ri ndaj Teheranit

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë në rast të një sulmi të ri ndaj Teheranit

Rusia dhe Serbia diskutojnë për një kontratë të re afatgjatë të gazit rus

Rusia dhe Serbia diskutojnë për një kontratë të re afatgjatë të gazit rus

Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

Protestuesit në Tiranë lënë Ministrinë e Arsimit, vendosen përpara Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

​BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ndihmohet edhe nga tre ekspertë

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ndihmohet edhe nga tre ekspertë

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani: Fjalimi im në Kuvend nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë në rast të një sulmi të ri ndaj Teheranit

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë në rast të një sulmi të ri ndaj Teheranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën