TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“A ju kujtohen 60 e 200 milionë që ia jepnit bossa-ve” – deputetët përplasen rreth Raportit të Progesit

E për mbi katër orë, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, pati përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Shkak për këtë, ishin konstatimet e Raportit të Progesit për vitin 2026, i hartuar nga Komisioni Evropian.

by Fetije Kamberi
9 minuta ago
0 0
A A

Të mërkurën u thirrën për seancë të jashtëzakonshme.

E kryetema mes të zgjedhurve të popullit, ishte Raporti i Progresit për vitin 2026, i hartuar nga Komisioni Evropian.

Iniciuesit e këtij diskutimi patën kritika drejt ekzekutivit në raport me reformat.

“Ky raport është i rëndësishëm për vendin, sepse na tregon një pasqyrë reale se sa janë të përkushtuara institucionet për përmbushjen e kushteve, por edhe për avancimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Ai duhet të shërbejë si udhërrëfyes për reforma të qarta. Prej vitesh, integrimi evropian ka pushuar së qeni prioritet i kësaj qeverisjeje. Ka mbetur në deklarata, por është zbehur në vendimmarrje, bashkëpunim institucional dhe zbatim të reformave. Integrimi evropian kërkon punë të përditshme, e kjo punë ka dështuar. Ky është thelbi i debatit të sotëm”, ka thwnw Lushaku- Sadriu.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, gjetjet e këtij raporti tregojnë që mungon progresi në gjyqësor.

“Raporti paralajmëron për ndikime të padrejta në pavarësinë e drejtësisë. Një qytetar që nuk beson se do të trajtohet në mënyrë të barabartë para ligjit, nuk mund të ketë besim në institucionet që e drejtojnë”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë, Besnik Tahiri nga Aleanca, tha se Raporti i Progresit nuk është dokument i hartuar nga opozita.

Për këtë arsye, sipas tij, përgjigja duhet të jetë reflektimi dhe jo arsyetimi.

“Një ndër problemet kryesore në raport është edhe menaxhimi i parasë publike. Korrupsioni dhe keqmenaxhimi i parasë publike janë rrezik i madh. Kjo qeveri duhet të ndërmarrë tre hapa: caktimin e një ministri ose zëvendësministri përgjegjës për agjendën e integrimit evropian, adresimin serioz të çështjes së statusit të vendit kandidat dhe të mos lejojë të humben 131 milionë euro, ashtu siç janë humbur 43.8 milionë euro”, ka thwnw Besnik Tahiri.

Por nga Vetëvendosje, thanë se raporti nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes në asnjë fushë.

“Për ta kuptuar progresin e Kosovës është mirë ta dimë ku kemi qenë, ku jemi dhe ku aspirojmë të shkojmë. Disa shembuj konkretë, kur flasim për digjitalizimin në administratën publike, e dini ju se në vitin 2021 Kosova ka pasur 21 shërbime elektronike, sot ka mbi 330 shërbime elektronike. Po flasim për një progres i cili Kosovën në kontekstin e progresit të administratës publike e specifikon me përmirësim të dukshëm. Kemi kaluar nga një administratë ku duhej të pritej te dera, te një administratë që i ofron shërbimet virtualisht për secilin qytetarë kudo që është në Kosovë e diasporë”, u shpreh Gashi.

Tutje, Liza Gashi nga VV, pati kritika për partinë që e ka ftuar këtë debat, LDK-në.

“A ju kujtohet të dashur deputetë të LDK-së viti 2020. Në vitin 2020 Komisioni Evropian ka ngritur shqetësimin për kriterin dhe transparencën e skemave të mbështetjes ekonomike, a ju kujtohen 60 milionë e 200 milionë që u jepnit ‘bossave’ të mëdhenj të biznesit. Krahasuar me atë që e keni lënë ju në vitin 2020, ne sot në progres e kemi një platformë e cila thirret Superpuna. Sipas raporti të vitit 2026, programi Superpuna ka rreth 20 mijë përfitues, e 70% e tyre kanë mbetur në punë”, tha tutje Gashi.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja nga LDK.

Ndryshe, në këtë seancë mungoi kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në France.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Kurti në takim me Macronin, kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ndihmohet edhe nga tre ekspertë

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

“A ju kujtohen 60 e 200 milionë që ia jepnit bossa-ve” – deputetët përplasen rreth Raportit të Progesit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Kusari-Lila zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve ekonomike të Portugalisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

​BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

U ndryshua përbërja e trupit gjykues, nis rishtazi gjyqi për sulmin e kanalit të Ibër Lepencit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën