TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Edon Zhegrova, ylli i Kombëtares së Kosovës dhe një nga futbollistët më teknikë në Ligue 1 të Francës, është pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. 26-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lille OSC, ndërsa dëshira për t’u larguar është bërë e qartë, dhe drejtuesit e klubit tashmë kanë vendosur çmimin për të: mbi 20 milionë euro, me raportime që flasin për një vlerë deri në 25 milionë euro.

Sipas gazetës prestigjioze L’Équipe, presidenti i klubit francez, Olivier Létang, është penduar që nuk e shiti Zhegrovën gjatë janarit, kur kishte një ofertë zyrtare prej 20 milionë eurosh nga Napoli. Italianët e kishin piketuar kosovarin si zëvendësues të Khvicha Kvaratskhelias.

Létang i kishte premtuar Zhegrovës se, pas rikuperimit nga lëndimi, do të kishte edhe më shumë klube të mëdha të interesuara dhe ishin diskutuar bisedime për rinovim me një marrëveshje “xhentëlmenësh” që do ta lejonte largimin. Megjithatë, lëndimi u zgjat më shumë se pritej dhe asnjë marrëveshje nuk u finalizua.

Sot, Zhegrova nuk stërvitet më me skuadrën dhe është i vendosur për të ndryshuar ambient. Lille tashmë ka filluar të lëvizë në merkato për të gjetur pasuesin e tij, duke afruar mes tjerash Marius Broholm dhe pranë marrëveshjes me Felix Correia, por emri i Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Një prej klubeve që ka shfaqur interes serioz është Everton, që po kërkon përforcime në repartin ofensiv. Eksperti i futbollit francez, Luke Entwistle, ka folur së fundmi për aftësitë e Zhegrovës për “Goodison News”:

“Edon Zhegrova është një lojtar shumë teknik, me stil spektakolar. Pëlqen të hyjë nga e djathta për të gjuajtur me të majtën, një stil që të kujton Arjen Robben. Ai është i shkëlqyer në situata një kundër një, sidomos kur përballet me mbrojtje të ngjeshura.
Dy vite më parë pati sezonin më të mirë në një nga ligat elitare evropiane. Ajo që i ka munguar gjithmonë është vendimmarrja dhe konkretizimi – më shumë gola dhe asistime.”

Zhegrova, i njohur për elegancën në lojë dhe aftësinë për të krijuar rrezik nga asgjë, mbetet një nga lojtarët më të talentuar që ka prodhuar Kosova në vitet e fundit. Tani, duket se është koha për hapin tjetër në karrierë – dhe ofertat nuk mungojnë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Dellova e Krasniqi grumbullohen me Kosovën

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Juventusi gati për Ligën e Evropës, por pa Zhegrovën

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Dita e pagëzimit të UÇK-së

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë kërkon vendosjen e flamurit të UÇK-së në shkollat publike

Hoxha: Dje nuk u dënuan vetëm ata, u dënua UÇK-ja

Hoxha: Dje nuk u dënuan vetëm ata, u dënua UÇK-ja

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Dellova e Krasniqi grumbullohen me Kosovën

A keni probleme me rënien e flokëve? Konsumimi i këtyre ushqimeve mund t’ju ndihmojë në forcimin e tyre

A keni probleme me rënien e flokëve? Konsumimi i këtyre ushqimeve mund t’ju ndihmojë në forcimin e tyre

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

Studentët protestojnë në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Studentët protestojnë në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën