TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Kosova e fundit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian

by teve1
3 muaj ago
1
A A
IKD: Kosova e fundit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian

Në vendet e rajonit, Kosova sipas hulumtimeve është renditur e fundit sa i përket procesit të integrimit evropian.

Kjo për shkak të zgjedhjeve parlamentare të vazhdueshme.

Kështu u tha në tryezën rajonale “Pasqyrimi rajonal, ku qëndron rajoni në grup kapitullin e parë të BE-së”, e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, së bashku me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes nga Shqipëria dhe Qendrën për Gazetari Hulumtuese (SCOOP) nga Maqedonia e Veriut.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj tha se nuk ka vullnet politik që të bëhen institucionet funksionale pas zgjedhjeve që ta kenë prioritet integrimin evropian.

“Fatkeqësisht Kosova është thënë në raport, është vendi i fundit në rajon të Ballkanit Perëndimorë sa i përket procesit të integrimit evropian. Është bërë modë qe Kosova të organizoj zgjedhje të lira demokratike. Jemi liderë të Ballkanit Perëndimorë dhe në Evropë. Të cilat pranohen nga të gjitha partitë politike, përshëndeten nga partnerët ndërkombëtarë, por pastaj nuk po kemi vullnet politik t’i përkthejmë institucionet përgjegjëse në institucione funksionale të cilat do ta kishin prioritet integrimin evropian”, tha ai.

Ndërsa nga Shqipëria, drejtori ekzekutiv i CSDG-së Arjan Dyrmishi shtoi se për të qenë një shtet i suksesshëm duhet të kontrollojë financat.

“Është një projekt që ne në Shqipëri, kemi filluar zbatimin që nga viti 2021, në reflektim të ndryshimit të metodologjisë për anëtarësim në BE, ndarjen në grup kapituj.. Ka pasur moto qe të ndjekim nga afër pikërisht ecurinë e procesit të afrimit të Shqipërisë në raport me këtë grup kapitull. Metodologjia e angazhimit tregon se grup kapitullit të parë grumbullohen gjashtë kapituj.. Nëse një shtet nuk i kontrollon si duhet financat e veta nuk mund të jetë i suksesshëm. Statistika se si do ta masin suksesin, prokurimet publike dhe drejtësia e siguria. Këto janë elementet thelbësore të shtetit”, shtoi Dyrmishi.

Nga Maqedonia e Veriut, drejtori i SCOOP Goran Levkov tha se situata është zhgënjyese në institucionet e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret.

Ai tha se duhet të ecin se bashku si rajon që të bëhen pjesë e BE-së, duke ndërtuar kapacitetet e organizatave, kapacitetet e shoqërisë dhe kapacitetet e njerëzve për ta kaluar këtë rrugë.

“Maqedonia e Veriut po pret në “dhomën” e anëtarësimit ndoshta për kohën më të gjatë; mbase vetëm Turqia ka pritur më gjatë. Kosova sapo po e nis këtë proces, por ajo që duhet të kalojmë në fund është se duhet të ecim së bashku si rajon.. Ne duhet të ndërtojmë kapacitetet e organizatave, kapacitetet e shoqërisë dhe kapacitetet e njerëzve për ta kaluar këtë rrugë. Kur dëgjojmë politikanët, ata vazhdimisht thonë se nuk ka vullnet të mirë nga Bashkimi Evropian për zgjerim, se mungon kjo apo ajo. Por kur shohim kushtet në institucionet tona për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret që duhet të kalojmë, atëherë situata është shumë më zhgënjyese aty”, tha Levkov.

ShareTweet

Postime të ngjashme

EBC Cosmetics në bashkëpunim me YSL Beauty prezanton YSL Beauty Light Club, nga 29 korriku deri më 16 gusht në Prishtina Mall

EBC Cosmetics në bashkëpunim me YSL Beauty prezanton YSL Beauty Light Club, nga 29 korriku deri më 16 gusht në Prishtina Mall

Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, pyetet nëse do të ketë takim sot me Kurtin: Jo, s’ka takim

Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, pyetet nëse do të ketë takim sot me Kurtin: Jo, s’ka takim

Përurohet projekti për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës Shipashnicë- Desivojcë- Terstenë

Përurohet projekti për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës Shipashnicë- Desivojcë- Terstenë

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Edhe në rajonin e Ferizajt evidentohen SMS mashtruese, Policia: Mos klikoni në linke të dyshimta

Zhegrova shënon supergol ndaj Chelseat

Zhegrova shënon supergol ndaj Chelseat

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Pritje deri në 40 minuta kjo është gjendja në pikat kufitare

​Gashi: Do ta diskutojmë takimin LDK-LVV, jo ndarjen e posteve

​Gashi: Do ta diskutojmë takimin LDK-LVV, jo ndarjen e posteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën