Të shtunën ka pasur tensione në mes të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama me Policinë e Kosovës për vendosjen e Muralit të Nënës Terezë në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Në këtë tension janë përfshirë eksponentë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Më pas, Ramës iu kumtua një vendim i shkruar nga prokurori për të mos vazhduar punimet.
Më pas Rama ka ndryshuar vendin e muralit, është vendosur në objektin përballë “Hotel Grand”.
“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. 🇽🇰 Aty do të jetë”, ka shkruar Rama në Facebook.








