“O xhemat, nuk është më obligim xhumaja, nga sot nuk është obligim xhumaja..
Ishte imam, por xhematit ja tha këto fjalë.
E për këtë, hoxhë Fadil Rashiti, kishte një arsye të fortë.
EFEKT obligim është me iu përgjigë çlirimit të atdheut” 18:19 – (C012_)
Këtë mesazh, imami nga fshati Petrovë e Shtimës, e dha nga mimberi i xhamisë në vitin 1998.
E pas saj, 23-vjeçari, e kapi pushkën e i priu xhematit derisa ra dëshmor.
Të gjithë këtë, e ka të freskët në kujtesën e tij, hoxhë Fidaim Fazilu.
“Dëshiroi të dal edhe publikisht, dhe t’ia tregon masës prioritetet, çka është tash e duhur dhe çka kërkohet nga ne. Ai hypi në mimber ditën e Xhuma dhe shprehu atë që është edhe fetare: ‘nga ky moment nuk jemi të obliguar më për me falë xhumanë”, tha Fidaim Fazliu.
E kjo, ishte edhe xhumaja e fundit që Fadil Rashiti e fali si imam i xhamisë në Petrovë.
Pas saj, nuk ishte mbajtur asnjë xhuma deri në çlirimin e vendit.
“Nuk ishte e lehtë as për të, as për familjen e tij as për shoqërinë e tij në ato momente. Mirëpo kishte përkrahje të zjarrtë nga baba Haxhi, nga vëllezërit, nga axhallarët, nga komshinjtë, nga shoqëria për t’a thënë këtë fjalë dhe për ta marrë këtë vendim dhe është e vërtetë, që ma xhumaja nuk është falë në Petrovë deri në ditën e çlirimit, mirëpo në minber më nuk kthehet hoxha”, theksoi Fazliu.
E përvec Fadil Rashitit, dëshmorë në luftën e Kosovës, ranë edhe 36 imamë të tjerë.
Krejt kjo, sipas kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, tregon angazhimin dhe kontributin e imamëve në rrugën për liri.
“Hoxhallarët vetëm e kanë bërë një shërbim dhe të njëjtën kohë iu kanë dhënë edhe masës se ne nuk jemi vetëm për të folë, por jemi për të vepru, nëse ju themi ne që është obligim me shku me iu bashku radhëve të UÇK-së, duhet të jemi ne të parët, nëse ne i motivojmë të tjerët dhe themi për mësim, dituri se imperativi i parë është: lexo, mëso, studio”, deklaroi hoxha Fidaim Fazliu.
Ndryshe, Fadil Rashiti shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë në vitin 1994, kurse më pas i vijoi studimet në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Pas kësaj, ai shërbeu si imam në fshatin e tij të lindjes në Petrovë deri në mars të vitit 1998, kur ra dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të Brigadës 161 “Ahmet Kaçiku”.



