TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetari afgan: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon

Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se Afganistanin e kanë lënë në gjendje të mjerueshme “sidomos për gazetarët”.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gazetari afgan: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon

Gazetarët afganë janë shprehur mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë e ECPMF-së, dhe AGK-së për t’i ndihmuar ata.

Ata të martën kanë mbajtur një konferencë për media, një ditë pas ardhjes në Kosovë.

Gazetarja Amina Omid, tha se ndihen falënderuar që u është dhënë mundësia të ushtrojnë profesionin të sigurt.

“Falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës që na kanë krijuar këtë mundësi që të jemi në Kosovë dhe që ta vazhdojmë profesionin tonë të sigurt” – tha Omid, duke shtuar se shpreson që të gjithë gazetarët e Afganistanit, veçanërisht vajzat dhe gratë të jetojnë në liri të plotë ashtu siç jetojnë në Kosovë.

Teksa gazetari, Ahmad Shaker, tha se shumë prej kolegëve të tij janë kërcënuar me jetë dhe se shumë prej tyre janë detyruar të ikin në shtetet tjera.

“Afganistanin e kemi lënë në gjendje të rëndë, mediet atje nuk janë aspak të lira dhe secila medie ka një përfaqësues të talebanëve që i kontrollon. Ata vërtetë e kanë krijuar një gjendje të pasigurt sepse nuk pranojnë asnjë kritikë ndaj pushtetit. Përafërsisht 60 për qind e medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin. Një pjesë e atyre gazetarëve janë strehuar në shtetet afër Afganistanit, por që po jetojnë një jetë mjaftë të varfër”, tha ai në konferncën për media.

Më tej, gazetari Raifullah Nikzad, tha se është shumë i lumtur që gjendet në Kosovë, por njëkohësisht është shumë i shqetësuar për familjen e tij që ka mbetur në Kabul.
“Nga mediet dhe gazetarët e Kosovës ju kërkoj që të trajtojnë më shumë gjendjen e Afganistanit dhe kolegëve të tyre atje, që t’i ndihmojnë atyre që të ushtrojnë profesionin e tyre lirshëm”, tha Nikzad.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, u shpreh i lumtur për ndihmën e dhënë nga shteti për strehimin e gazetarëve afganë në Kosovë, teksa falënderoi edhe kolegët për solidarizimin me ta.
“AGK-ja është shumë e lumtur që të ndihmojë në strehim gazetarët afganë, që janë detyruar të ikin nga shteti i tyre për shkak të situatës politike. Jam falënderues për solidarizimin e komunitetit gazetaresk me ta, dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që ata të vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre si gazetarë në një ambient të sigurtë”

Flutura Kusari – Zyrtare Ligjore në ECPMF teksa shpjegoi programin dhe benefitet e tij, tha se do të bëhet çdo gjë që kolegët afganë të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë.

“Shtëpia jonë është shtëpia e tyre. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të bëjnë një jëë të mirë dhe të vazhdojnë punën e tyre si gazetare.”, tha Kusari.

Gazetarët afganë u mirëpritën në Kosovë një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, që është i iniciuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbështetet bujarisht nga Iniciativa Hannah Arendt.

Gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Qeveria e Kosovës një muaj më parë mori vendim për strehimin e gazetarëve afganë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën