TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BQK dhe BQE nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e falsifikimit të euros

by teve1
11 muaj ago
1
A A
BQK dhe BQE nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e falsifikimit të euros

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftimit të falsifikimit të kartëmonedhave euro.

Siç thuhet në njoftim kjo marrëveshje do të forcoj përkushtimin e mëtejshëm institucional për ruajtjen e integritetit të parasë së gatshme euro në qarkullim dhe sigurimin e stabilitetit financiar të vendit.

“Përmes kësaj Marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro dhe do të integrohet në rrjetin profesional të bashkëpunimit me bankat qendrore të Eurosistemit dhe institucione partnere jashtë zonës euro, përfshirë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, bëhet e ditur në njoftim.

Ky bashkëpunim thuhet se është rezultat i një përpjekjeje ndërinstitucionale në Republikën e Kosovës, e udhëhequr nga BQK, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të ndërtuar një kornizë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse kundër falsifikimit.

Sipas BQK-së, marrëveshja forcon objektivat e përcaktuara në legjislacionin e përgatitur për luftimin e parasë të falsifikuar, i zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante vendore, në kuadër të projektit TAIEX të BE-së, i cili parasheh nisma për krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve në Kosovë, në përputhje me Planin Strategjik të BQK-së.

“BQK shpreh mirënjohje të veçantë për ekipin e ekspertëve që kanë punuar në këtë projekt, me vlerësim të veçantë për Bankën Qendrore Evropiane, e cila, përmes kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi, ka hapur rrugën për avancimin e kapaciteteve tona institucionale, teknike dhe operacionale, në një përpjekje të përbashkët për të luftuar një dukuri që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe qasje sistematike”, theksohet në njoftim.

Marrëveshja është nënshkruar nga Guvernatori i BQK-së, Ismaili dhe Presidentja e BQE-së, Lagarde.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrustemi: Konstituimi i kuvendit sot, pa ujdi për presidentin, është përgatitje për zgjedhjet e ardhshme

Rrustemi: Konstituimi i kuvendit sot, pa ujdi për presidentin, është përgatitje për zgjedhjet e ardhshme

Kurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Ne mbesim në opozitë, konstituoni kuvendin në përputhje me afatet

Kurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Ne mbesim në opozitë, konstituoni kuvendin në përputhje me afatet

Sulmohet seksualisht një grua në Obiliq

Ngacmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet i dyshuari

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

Tentuan të kalonin ilegalisht 15 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Tentuan të kalonin ilegalisht 15 emigrantë afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Rrustemi: Konstituimi i kuvendit sot, pa ujdi për presidentin, është përgatitje për zgjedhjet e ardhshme

Rrustemi: Konstituimi i kuvendit sot, pa ujdi për presidentin, është përgatitje për zgjedhjet e ardhshme

Kurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Ne mbesim në opozitë, konstituoni kuvendin në përputhje me afatet

Kurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Ne mbesim në opozitë, konstituoni kuvendin në përputhje me afatet

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

“Kosova është Serbi” – provokimet e tifozëve të Spartakut pas transferimit të Mirlind Dakut

“Kosova është Serbi” – provokimet e tifozëve të Spartakut pas transferimit të Mirlind Dakut

“Mesditë”- 07.08.2026

“Mesditë”- 07.08.2026

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën