TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bogujevci në KiE tregon shenjat e plagëve në dorë nga lufta: E papranueshme të sulmohemi ende

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bogujevci në KiE tregon shenjat e plagëve në dorë nga lufta: E papranueshme të sulmohemi ende

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, të hënën mori pjesë në debatin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u diskutua për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton teve1.info

Ndërsa, gjatë përgjigjes së përfaqësueses në KiE, Biljanta Pantiq, e cila pretendoi se në Kosovë po ndodh spastrim etnik dhe se tensionet janë ngritur si pasojë e “regjimit të Albin Kurtit”, Bogujevci u çua në këmbë duke treguar shenjat në duar që i ka nga plumbat që kishte marrë nga ushtria serbe si 13-vjeçare në Kosovë.

Bogujevci tregoi për përjetimin e saj, duke theksuar se autorët e sulmit të asaj kohe sot janë pushtetarë në Serbi dhe të njëjtit nuk kanë kërkuar falje asnjëherë.

“25 vjet më parë si 13-vjeçare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe, që atëbotë ishte udhëhequr nga njerëzit që ende udhëheqin Serbinë tash. Si 13-vjeçare unë mbeta e shtrirë në një grumbull të trupave të familjes sime me 16 plumba. Sot kam ende këto shenja në dorë, e pjesët tjera të trupit tim. E të shoh 25 vjet pas, që vazhdimisht sulmohemi verbalisht dhe në mënyra tjera, së fundi edhe me sulm terrorist, është e papranueshme. Mjaft është mjaft. Kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tash. Njerëzit që kryen sulm terrorist më 24 shtator janë në Serbi, e nuk po gjykohen”, tha Bogujevci.

Saranda Bogujevci është e mbijetuar e masakrës së 28 marsit të vitit 1999, ku nga njësi paraushtarake serbe u vranë 16 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Foda flet për jerm të parë për largimin e Rrahmanit nga Kombëtarja

Foda flet për jerm të parë për largimin e Rrahmanit nga Kombëtarja

Ministri pakistanez thotë se ka ardhur koha për zbatimin e Paktit të Mekës pas sulmeve të Huthëve

Ministri pakistanez thotë se ka ardhur koha për zbatimin e Paktit të Mekës pas sulmeve të Huthëve

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën